COP25, sot dita e Gretës, aktivistja suedeze në Konferencën e OKB në Madrid

COP25, sot dita e Gretës, aktivistja suedeze në Konferencën e OKB në Madrid

Madridi është ndalesa e fundit e udhëtimit të gjatë të Greta Thunberg. Aktivistja e re suedeze ka mbërritur sot në mëngjes në kryeqytetin spanjoll për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet e Klimës, e cila prej katër ditësh po zhvillon punimet në Madrid.

Konferenca, asnjëherë më parë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes si sot, kjo fal edhe vëmendjes së mediave për Greta Thunberg dhe lëvizjen e inicuar prej saj, ‘Fridays for future’, e cila prej shumë javësh ka zbritur në sheshet evropiane për të mbrojtur mjedisin. Edhe sot në Madrid, në ora 18:00, ata do të dalin për të protestuar bashkë me Thunberg.

Pjesëmarrësit në manifestime kërkojnë veprime konkrete nga qeveritë e botës, përfshirë edhe ‘COP 25’. Dje në konferencën e OKB një grup pjesëmarrësish organizuan një protestë për ftesën që organizata iu kishte bërë disa kompanive të naftës në tryezën e bisedimeve.

"Ndotësit, si Shell, BP dhe Chevron duhet të jenë jashtë Konferencës – thane aktivistët.  Çfarë po bëjnë këtu? Ata thjesht duan të ndikojnë në negociata”.

Javën tjetër, Komisioni Europian i sapokrijuar do të duhet të paraqesë marrëveshjen e tij të Gjelbër, në një kohë kur kontinenti duket se po shkon drejt dështimit të objektivave të Parisit, i cili në vitin 2015 angazhoi vendet e OKB të kufizojnë mbinxehjen me 1.5 gradë krahasuar me epokën para-industriale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës