'Copat e helikopterit fluturuan kudo', dëshmitari aksidentit qe i mori jetën Bryant zbulon fotot pas aksidentit

Disa foto dramatike të cilat tregojnë se si shpërtheu në flakë helikopteri i Kobe Bryant janë zbuluar së fundmi. Fotografitë që janë shkrepur vetëm pak sekonda pasi helikopteri u përplas me tokën në Kaliforni tregojnë edhe pse ishte e pamundur që aty të kishte të mbijetuar.

Daily Mail shkruan se piloti i kishte thënë kontrrollit të trafikut ajror se po mundohej të ngjitej për të shmagur një shtresë me re. Ndërkohë dëshmitari që ka bërë edhe fotot tregon se ‘copat e helikopterit flutuan kudo pas përplasjes’.  Më tej ai shton se ‘avioni fillimisht doli nga retë dhe më pas shpërtheu duke krijuar në shtëllungë të madhe zjarri’.

Piloti me emrin Ara Zobayan kishte kërkuar për të marrë një lejë të veçantë për fluturimin, pasi retë atë të dielë ishin shumë ulët. Nga hetuesit është thënë gjithashtu se helikopteri nuk kishte kuti të zezë në bord, por një Ipad i cili tregonte itenerarin e udhëtimit. Piloti ka kërkuar edhe ndihmë para se helikopteri të përplasej, por për shkak se po fluturonte shumë ulët diçka e tillë ishte e pamundur.

Gjithsesi si pasojë e tenativave të pilotit helikopteri ishte ngjitur deri në 2300 metra mbi tokën, por në atë lartësi më pas kishin filluar edhe problemet. Dy minuta pas kontaktit të fundit me radarët e kontrrollit kishte mbërritur një telefonatë e cila informonte për aksidentin e tmerrshëm.

Ngjarja më pas rezultoi ti kishte marrë jetën legjendës së NBA Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, si dhe 7 personave të tjerë duke përfshirë edhe pilotin. Për ngjarjen dëshmitari i cili ishte i apasionuar me ngjitjen me biçikletë shtoi se ‘njëra nga dyert e helikopterit ra rreth 10-15 metra larg tij. Si pasojë e përplasjes nga helikopteri kishte mbetur shumë pak.’

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet