COVID 19/ Pezullimet në Teatrin e Metropolit, Jonida Beqo: Puna do të rifillojë aty ku është ndërprerë

Të gjendur në një situatë të pazakontë, artistët vazhdojnë që të mundësojnë shfaqjet e tyre për artdashësit online. Teatri i Metropolit, i cili kishte planifikuar premierën shfaqjet “5 Ditë Mbret” me autor dhe regji të Stefan Çapalikut dhe “Sot 8 Dite” e Josip Reles me regji të Elona Hysenit i ka shtyrë. Ndërsa, dy shfaqjet për fëmijë “Pikaloshja dhe Zigzagu” dhe “Piteri dhe Ujku”, edhe koncert me repertorin e Ansamblit Tirana janë pezulluar. Drejtoresha Jonida Beqo shprehet se ky institucion do të vijojë që të prezantojë shfaqjet online edhe në kanalet e Radio Televizionit Publik Shqiptar, ku sonte prezantohen “E mbesa e krahinarit” e Kristo Floqit dhe “Gjyshja ka ikur me cirkun”, ndërsa  thotë se puna do të rifillojë aty ku është ndërprerë, sapo të hiqen kufizimet.

Cilat janë projektet që kishit planifikuar deri në mbyllje të sezonit janar-qershor 2020?

Për të rritur ishte planifikuar “5 Ditë Mbret” me autor dhe regji të Stefan CCapalikut. Ky projekt do të kishte premierën në javën e dytë të marsit dhe është gati për shfaqje sapo të hiqen kufizimet. Me t’u vënë në skenë do të lëvrohet fondi i projektit. Shfaqja tjetër për prill-maj ishte planifikuar “Sot 8 Ditë” e Josip Reles me regji të Elona Hysenit. Kjo nuk është premierë e re, pasi u shfaq për 3 net gjatë Metrofest 3 në nëntor, por do të kthehej me 15 repriza. Si shfaqje e ngritur tashmë kjo nuk afektohet nga pezullimi i fondeve, sepse është shfaqje repertori.

Për fëmijë ishin hapur dhe aktive dy shfaqje, të cilat e kanë marre kompensimin e realizimit (regji, skenë, kostume të artistëve të jashtëm) dhe ishin në repriza, të cilat do të vazhdojnë në repertor deri sa të përmbushet cikli. Ato janë “Pikaloshja dhe Zigzagu” dhe “Piteri dhe Ujku”. Aktorët janë staf i brendshëm që janë me rroga dhe jo me zë projekti. U pezullua një koncert repertori i Ansamblit Tirana, por valltarët janë punonjës të brendshëm.

Sa është fondi i projekteve të pezulluara në total? Çfarë do të ndodh në këtë rast, si do të menaxhohen?

Fondi i vetëm i pezulluar është i projektit “5 Ditë Mbret” i cili do të lëvrohet kur shfaqja të ketë premierën brenda 2020 sa më shpejt të jetë e mundur.

Cilat janë iniciativat e institucionit tuaj këtë periudhë për të qenë pranë publikut, edhe pse jo drejtpërdrejt?

Nga muaj prill, në bashkëpunim me RTSH-n po mundësojmë për çdo javë shfaqjet tona për të rritur dhe fëmije online, në facebook dhe youtube të institucionit. Ndërkohë, puna jonë parapërgatitore vazhdon në distancë, me kërkimet që bëjmë për veprat shqiptare për “Metrofest 4”, përkthimet e teksteve të sezonit në vijim etj.

Nëse kjo situatë do të zgjatë a keni një plan rezervë?

Puna do të rifillojë aty ku është ndërprerë, sapo të hiqen kufizimet. Ndërkohë po mundësojmë lidhjet online. Kemi vënë në dispozicion online një bashkëbisedim të rëndësishëm të dy figurave të teatrit bashkëkohor, Salvatore Tramacere dhe Eugenio Barba.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës