Covid, regjistrohen 88 viktima në Itali! 6.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi në botë

Covid, regjistrohen 88 viktima në Itali! 6.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi në botë

Numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi në botë ka tejkaluar pragun e 6.5 milionë.

Të dhënat deri më tani tregojnë një bilanc prej 6,511,696 infeksionesh të konfirmuara, përfshirë një total viktimash prej 386.073.

Deri më tani, 2,807,420 njerëz janë shëruar në të gjithë botën.

Pandemia në Amerikën Latine po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit infeksionet kanë arritur në 1.136.034 (+46.555) dhe vdekjet janë 56.426 (+2.195).

Në Brazil është numri më i lartë i rasteve të infeksionit ku numri i përgjithshëm është

584.016 të infektuar dhe në 24 orët e fundit u regjistruan 46,555 raste infeksioni, ose sa gjysma e rasteve në të gjithë Amerikën Latine kurse numri i viktimave është 32.548 vdekje (+2,195).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Covid, në Itali, në 24 orët e fundit regjistrohen 957 të shëruar dhe 88 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 88  viktima nga koronavirusi për një total prej 33 689    

Sot numri i të shëruarve sot në Itali ish 957 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 161 895

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 177 raste të reja pozitiv për një total prej 234.013

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 29 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,201 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot u kryen 3410 teste tampon dhe u identifikuan 84 raste të reja pozitive

Në Rajon shtrimet në spital vazhdon të ulen: 125 në kujdesin intensiv (-6 ditën e djeshme) dhe 2.954 në repart (-41).

Të shëruarit sot janë 55 kurse rastet aktual positive janë 20.224.

Ora 12:41
Covid, Princi Charles flet për herë të parë në lidhje me përvojën e tij me koronavirusin

Princi Charles ka folur për herë të parë në lidhje me përvojën e tij me koronavirusin që e goditi butësisht në muajin mars.

"Unë isha me fat, u shërova mjaft lehtë, por e pata koronavirusin dhe mund ta kuptoj se çfarë kalojnë njerëzit e sëmurë", rrëfeu trashëgimtari i fronit duke shprehur afërsinë e tij me ata që humbën të afërmit dhe miqtë për shkak të Covid -19.

"Në veçanti për ata që nuk mund të ishin pranë të dashurve të tyre në kohën e vdekjes. Kjo, për mua, është gjëja më e tmerrshme", vazhdon Charles i cili thotë se ai është "i vendosur për të gjetur një zgjidhje për të parandaluar goditjen nga koronavirusi te njerëzve të tjerë".

E cila është? "Vendosja e natyrës në qendër të ekonomive tona", shpjegon princi 71-vjeçar i cili është angazhuar për kauzën mjedisore prej vitesh. Nëse nuk mësojmë nga pandemia, është mesazhi i djalit të madh të Mbretëreshës Elizabeth, ne mund të përballemi me një kërcënim tjetër të tillë në të ardhmen.

Ora 11:19
Në Rusi, rreth gjysmë milioni raste të konfirmuara të Covid-19

Sipas të dhënave të publikuara këtë mëngjes nga qendra e operacioneve antikoronavirus, në Rusia në 24 orët e fundit janë regjistruar 8,831 raste të reja infeksioni, të cilat kanë rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 441,108.

Autoritetet raportuan gjithashtu për 169 teksa numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 5,384.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë gjithsej 8.666 dhe totali i tyre është 204.623.

Ora 10:23
Rritet numri i viktimave në Francë nga infeksioni i Covid-19 (Shifrat)

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.021.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 352 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 151.677, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, 13.514 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 1.210 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 69.455, me 688 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 81 vdekje.

Ora 09:54
Austria heq kufizimet kufitare të lidhura me koronavirusin

Austria ka thënë se do të heqë kufizimet kufitare, të lidhura me koronavirusin, për të gjitha shtetet fqinje – duke përjashtuar Italinë.

“Prej nesër, nuk do të ketë më kontrolle për të hyrë në Austri”, është cituar të ketë thënë Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve, AFP.

Ai ka thënë se kontrollet me kufirin italian do të analizohen sërish javën e ardhshme, duke shtuar se janë duke konsideruar mundësinë që t’iu mundësohet hyrja italianëve nga rajonet më pak të prekura nga koronavirusi.

Austria ka mbyllur kufijtë e saj në mes të muajit mars.

Deri më tani ka regjistruar rreth 16,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ora 09:15
Spanjë, pacientët Covid dërgohen në plazh si pjesë e terapisë së rikuperimit (FOTO)

Teksa është një nga vendet e goditura më fort nga infeksioni I Covid-19, Spanja prej disa javësh duket se e ka nën kontroll epideminë.

Duke përfituar nga kjo situatë optimiste, disa spitale në Barcelonë kanë nisur të çojnë buzë detit pacientët e sëmurë nga koronavirusi, si pjesë e protokollit të trajtimit shëndetësorë.

Siç edhe duket në fotografi, pacientët transportohen në bregdet bashkë më shtretërit e tyre.

Në total, Spanja ka konfirmuar  deri tani 240,326 infeksione dhe 27,128 vdekje. Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi për një vdekje në 24 orë pas tre ditësh me shifra zero.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura