Covid/ Asnjë viktimë dhe 63 raste të reja në Kosovë! Regjistrohen 152 pozitivë në Maqedoninë e Veriut

Covid/ Asnjë viktimë dhe 63 raste të reja në Kosovë! Regjistrohen 152 pozitivë në Maqedoninë e Veriut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot për 63 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 592 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar edhe për 87 persona që kanë mposhtur virusin, kurse rastet aktive janë edhe 1,730. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,333 të prekur me sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 2 pacientë të vdekur dhe 152 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 712

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 17 201  persona.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 33163 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 745.

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1639 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 41 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4591, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 118 054.

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 232 raste të reja infeksioni dhe 4 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 15 572 kurse totali i viktimave ka shkuar në 261. Gjithashtu ka patur edhe rreth 14 000 pacientë të shëruar.

Mali i Zi gjatë 24 orëve të kaluara pati 290 të prekur nga infeksioni dhe regjistroi gjithashtu edhe 5 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i infeksioneve në vend është rritur në 9428 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar 151

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet