Covid, BE-ja do sigurojë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme

Covid, BE-ja do sigurojë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme

“Në Bruksel po punojmë për një samit global më 27 qershor ku do të shqyrtojmë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, mundësinë që një numër i konsiderueshëm vendesh të bien dakord për të grumbulluar burime financiare për të bërë rezervime dhe parablerje të vaksinave, për Vendet me të ardhura të mesme të ulëta”

Kjo u deklarua sot nga Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, e cila paraqiti strategjinë e BE për vaksinat.

"Vendet me të ardhura të larta – tha von der Leyen - do të veprojnë si një grup i përbashkët ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirës i blerësve, duke përshpejtuar kështu zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efektive dhe duke ndihmuar që vaksina të jetë e aksesueshme në Europë dhe në të gjithë botën për ata që kanë nevojë për të, për të luftuar pandeminë globale.

"Evropa nuk është një ishull - vazhdoi Von Der Leyen - ekonomitë tona janë të lidhura ngushtë jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të botës, përmes tregtisë globale, udhëtimeve dhe bashkëpunimit. Vetëm kur ekonomitë e partnerëve tanë të biznesit do të rikuperohen, Europa do të lulëzojë përsëri. Dhe vetëm kur bota të jetë e sigurt nga koronavirusi Sars-Cov-2, qytetarët evropianë do të jenë gjithashtu të sigurt”.

"Komisioni i BE-së mbështet qasjen universale dhe të lirë për vaksinat, veçanërisht për vendet më të rrezikuara, të cilat po mundohen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullatat e tyre në tregun global".

"BE - kujtoi ajo - do të shqyrtojë me partnerët ndërkombëtarë mundësinë për të bërë rezervime paraprake vaksinash për vendet për të me të ardhura të ulëta e të mesme".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri