Covid - BE-ja mban përsëri të mbyllura dyert për Shqipërinë! Lihen jashtë kufijve edhe Serbia dhe Mali i Zi

Kufijtë e Bashkimit Europian do të jenë të mbyllura për Shqipërinë të paktën deri në fund të korrikut.

Kështu vendosi Këshilli i BE-së i cili diskutoi mbi përditësimin e listës së vendeve me të cilat do të lejohen udhëtimet për në vendet e Unionit.

Në takimin në nivel ambasadorësh mësohet se, Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve të sigurta përsa i takon pandemisë së COVID-19 por gjithashtu janë hequr nga lista edhe Serbia dhe Mali i Zi, e duke filluar nga sot, qytetarët e këtyre dy vendeve nuk do munden të udhëtojnë drejt BE-së.

Mësohet gjithashtu se edhe Italia i ka të mbyllura dyert e saj për Serbinë dhe Malin e Zi

Edhe vendet e tjera të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina, nuk u përfshinë në azhurnimin e listës së vendeve që iu lejohet të udhëtojnë për në shtetet e Unionit, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qenë fakti që të ketë më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit. Ndaj nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm në fillim të muajit gusht.

Përjashtime do të ketë dhe këtu përfshihen: udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura. Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

 Lista e vendeve me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë do të plotësohet çdo dy javë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2020 02:50

    BE ia mbyll dyert shqipetareve sikur ,vete s'ka asnje te semure por dhe shqipot nuk I ndahen BE ,po I dergojme refugjatet e Afrikes dhe Azise si compliment I joni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin