Covid, në Itali regjistrohen 18 viktima! Bota në pragun e gjysmë milion vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit

Covid, në Itali regjistrohen 18 viktima! Bota në pragun e gjysmë milion vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi është rreth 9 milionë e 100 mijë.

Sipas të dhënave të azhornuara së fundmi, totali i vdekjeve në botë është rritur në më shumë se 472 mijë.

SHBA udhëheqin renditjen e të dhënave të pandemisë me mbi 2 milionë e 300 mijë të infektuar dhe rreth 121 mijë viktima, e ndjekur nga Brazili me më shumë se 1.100 000 raste pozitive dhe mbi 51 200 vdekje.

Rusia renditet në vendin e tretë me rreth gjysmë milioni njerëz të prekur dhe 8196 viktima.

Pas saj ndodhet India me më shumë se 440 të identifikuar të infektuar me Covid dhe 14 mijë vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Itali/ Regjistrohen 1159 të shëruar dhe 18 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 18 viktima nga koronavirusi, 5 më pak se dje, për një total prej 34 675 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1159 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 184 585

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 122 raste të reja pozitiv për një total prej 238 833

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 579 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 62 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 93173.

Numri i të shëruarve sot në Rajon ishte 790 gjë që e çon numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar në 63690

Ora 17:13
Covid, autoritetet kineze: Në Pekin epidemia pothuajse ka mbaruar

Pekini qyrtar ka njoftuar se vatra e re pandemike e shfaqur prej një jave në Pekin pothuajse ka përfunduar.

Lajmi u dha nga zv / drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Feng Zijian, i cili tha se "Duke analizuar numrin e infeksioneve, fillimin e simptomave dhe burimin e infeksionit, shohim se epidemia është drejt fundit”.

Infeksionet e reja në Pekin u shfaqën në tregun me shumicë në Xinfadi. Prej aty koronavirusi u përhap edhe në disa lagje.

Duke filluar nga 11 qershori në Pekin u identifikuan 249 infeksione të reja Covid

Ora 17:09
Covid/Ukraina në pikun e pandemisë, më shumë se 38 mijë raste dhe 1035 viktima nga koronavirusi

Në Ukrainë ka pasur 833 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, të cilat e rritin numrin e përgjithshëm të infeksioneve të raportuara në vend në 38.074.

Autoritetet janë shprehur se këto ditë mund të jenë piku i pandemisë në vend.

Në tre ditët e fundit rastet e reja të infeksionit kanë qenë në pragun e 1000.

Totali i viktimave të shkatuara nga koronavirusi është 1.035, nga të cilët 23 vdiqën ditën e fundit.

Gjithashtu në vend janë shëruar 314 pacientë në 24 orët e fundit për një total prej 16.956.

Ora 14:50
Covid, në Francë 373 raste të reja dhe 23 vdekje në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Francë raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Shifra e regjistruar e rrit numri e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën nga Covid, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 29 663.

Gjithashtu u raportua edhe për 373 raste të reja koronavirusi, për një total prej 160 750

Ora 13:35
Covid, në SHBA Teksas-i mund të rikthejë masat e ziolimit dhe bllokimit! Florida regjistron në total 100 mijë infeksione

Shteti Florida ka regjistruar një total prej 100 mijë raste infeksioni nga koronavirusi teksa në të gjithë SHBA numri i përgjithshëm është 2.31 milion.

Frika, sipas disa analistëve, është se epidemia në Shtetet e Bashkuara po del jashtë kontrollit.

Në Florida vetëm në 24 orët e fundit pati gati 3,000 raste të reja.

Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë maskat kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik

Në Teksas gjtihashtu, virusi po përhapet me shpejtësi të tillë që për autoritetet është e papranueshme.

Guvernatori ka paralajmëruar se do të rikthejë masat e izolimit dhe bllokimit për të kontrolluar përhapjen e Covid.

Ora 13:33
Vatër e re Covid në thertore, Gjermania rikthen masat e izolimit në Rhine-Westphalia

Krahina e Guetersloh në Gjermani, do t'i nënshtrohet përsëri masave të bllokimit dhe izolimit deri në 30 qershor për shkak të shpërthimit të një vatre të re infeksionesh prej 1535 rastesh në një fabrikë të përpunimit të mishit.

Në Rhine-Westphalia ku ndodhet edhe thertorja, jashtë fabrikës u zbukuan edhe 24 raste të reja Covid

Deri në fund të qershorit do të jenë në fuqi masat e zbatuara të muajit mars si ndalimi I kontakteve mes më shumë se dy përsonave, do qendrojnë të mbyllura baret, restorantete, teatrot, kinematë dhe muzeumet. Edhe sportet do të jenë të ndaluara si dhe pezullohen eskursionet në natyrë. Gjithashtu do mbyllen edhe shkollat dhe kopshtet.

Masat e reja prekin mbi 7,000 banorë të cilët do ti nënshtrohen karantinës

Ora 11:29
Covid, Amerika Latine regjistron 2 milionë të infektuar dhe më shumë se 97 mijë viktima Covid

Kurba e pandemisë së koronavirusit në Amerikën Latine po ngjitet gjithnjë e më lartë teksa numri të infektuarit është mbi 2 milionë kurse totali I viktimave ka shkuar në mbi 97 mijë.

34 kombet e territorit latin në 24 orët e fundit kanë raportuar për rreth 40 mijë raste të reja dhe afro 2000 viktima në 24 orët e fundit.

Në Brazil janë raportuar mbi 1.1 milionë të prekur dhe më shumë se 51 mijë viktima.

Ditën e fundit në vend pati mbi 21 mijë raste të reja positive dhe 654 viktima

Ora 11:28
Covid, me rreth 43 mijë vdekje dhe 306 mijë raste infeksioni, Britania e Madhe rihap kinematë dhe muzeumet

Anglia parashikon rihapjen e kinemave, muzeve dhe galerive duke nisur nga 4 korriku, një etapë e re e procesit të lehtësimit të kufizimeve, njoftuar dje në mbrëmje, ndërkohë që kontaminimet dhe numri i të vdekurve nga koronavirusi kanë filluar të ulen në Britaninë e Madhe.

Sipas Downing street, kryeministri britanik do të njoftojë sot, në një fjalim në Parlament, mënyrat dhe adaptimet e nevojshme për të mundësuar rihapjen e këtyre vendeve kulturore, pas kufizimeve të vendosura në mes të muajit mars për të luftuar kundër përhapjes së epidemisë.

“Atyre mund t’u kërkohet të vendosin udhëzime për trafikun, ventilim më të mirë apo edhe të operojnë vetëm me rezervime, në mënyrë që të menaxhojnë më mirë flukset dhe të parandalojnë përhapjen e virusit”, theksoi një zyrtar.

“Kryeministri gjithashtu duhet të njoftojë nëse parukeritë, baret dhe restorantet do të mund të hapen në të njëjtën datë, dhe do të tregojë nëse distanca e rekomanduar sociale prej dy metrash mund të reduktohet në një metër, siç pretendohet nga hotelet, restorantet dhe baret”, sipas këtij burimi.

Në fillim të qershorit, qeveria autorizoi disa fëmijë të rikthehen në shkolla dhe dyqanet jothelbësore u rihapën gradualisht që prej mesit të qershorit.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në 24 orët e fundit 171 vdekje dhe 874 raste të reja Covid.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet kështu në 42.927 (vendi i tretë në botë nga numri i përgjithshëm i viktimave pas SHBA dhe Brazilit), ai i infeksioneve në 306.210

Ora 09:54
Koreja e Jugut raporton 46 raste në ‘valën e dytë’ të Covid-19

Koreja e Jugut ka raportuar 46 raste të reja në të gjithë vendin, pasi autoritetet thanë se ata ishin në një “valë të dytë” të virusit. Prej tyre, 30 prej infeksioneve ishin të importuara nga jashtë.

Dje, autoritetet thanë se “vala e parë” përfundoi në prill, me një rritje të rasteve që nga atëherë.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve në vend mbetet mjaft i ulët nga standardet ndërkombëtare, raporton BBC

Në muajin e kaluar, zakonisht ka pasur midis 35 dhe 50 raste të reja çdo ditë.

Ora 08:57
Covid, më shumë se 400 viktima në 24 orë në SHBA! Rekord infeksionesh në Argjentinë

Në 24 orët e fundit në SHBA u regjistruan 425 vdekje nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas raportimeve numri i pergjithshëm i të identifikuarve pozitiv është rritur në 2 milionë e 310 mijë.

Argjentina regjistron rekord, 2,146 raste të reja në 24 orë

Argjentina ka regjistruar 2,146 raste të reja të koronavirusit. Kjo është rritja maksimale ditore e regjistruar ndonjëherë në vend.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve kështu rritet në 44.931.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 32 persona nga Covid-19, për gjithsej 1.043 që nga fillimi i epidemisë.

Shumica e rasteve të reja vazhdojnë të regjistrohen në zonën Metropolitane të Buenos Aires.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet