Covid, Çekia rihap kufijtë për turistët por me kushin e certifikatës mjekësore

Covid, Çekia rihap kufijtë për turistët por me kushin e certifikatës mjekësore

Republika Çeke rihapi sot kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë, edhe pse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në këtë vend do të mbeten.

Autoritetet thanë se vetëm shtetasit çekë, turistët e huaj, studentët e Bashkimit Evropian dhe biznesmenët do të lejohen të hyjnë por do të duhet të kenë një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me koronavirus - në të kundërtën, do përballen me dy javë karantinë.

Çekia, sikurse të gjitha vendet e BE-së dhe të tjerat, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga e mërkura, kufiri i saj me Sllovakinë do të rihapet po ashtu, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orësh.

Për këta të fundit nuk do të duhet testi dhe nuk do të aplikohet karantina.

Çekia ka konfirmuar mbi 9,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 317 viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri