COVID dhe negociatat, apeli i Metës për politikën: Shmangni çdo tension artificial, përgjegjësi serioze (VIDEO)

Për presidentin Ilir Meta dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial, situata me COVID dhe përmbushje e kushteve për hapjen e negociatave.

"Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave edhe më të plotë, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane.

Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.  Pa dyshim miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë".


Lajmi kryesor:

Meta apel politikës: Duhet strategji e re anti-COVID, shmangni çdo tension artificial! Kundër rishikimit të kufirit Kosovë-Serbi


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit