COVID dhe universitetet/ Rektori Artan Hoxha për Report Tv: Pjesëmarrja online më shumë se në auditore! Tarifat nuk ndryshojnë, fakultetet kanë shpenzime

Ky vit për shkak të pandemisë bëri që studentët të mos i afrohen auditorëve për të marrë leksionet, por ta zhvillojnë procesin mësimor online. Kjo mënyrë e re mësimdhënie e kushtëzuar nga koronavursi ka problematikat dhe vështirësitë e veta, por ajo që ka ngjallur interes në këtë muaj të parë të mësimit online është pjesëmarrja e studentëve, ku për rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha numri i tyre është shumë më i lartë online se në kohën kur vinin në auditore.

Në një intervistë për Report Tv, rektori Artan Hoxha tha se deri tani pjesëmarrja në mësimin online është 85 % e studentëve, shumë më i lartë se kur mësimor zhvillohej në auditore. Në lidhje me 15 % tjetër të studentëve, Hoxha tha se po bëhen verifikime nëse janë studentë që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online apo se nuk duan të marrin pjesë. Vetë Artan Hoxha beson se një numër i vogël studentësh nuk kanë mundësi dhe po punohet për t'i identifikuar ato dhe gjetur mënyra për t'i ndihmuar që të behën pjesë e procesit mësimor.

"I gjithë programi i studimit zhvillohet online. Në të dhënat e Universiteti të Tiranës është se 85 % e numrit të studenteve janë pjesëmarrës në mësimin online. Janë më shumë online se në auditore. 15 % është një nga ato kërkesat që kemi bërë si rektorat të identifikojmë nëse janë nga pamundësia apo se kanë vendosur të mos e ndjekin online mësimin. Mendoj se gjysma nuk do vetë ta ndjekë mësimin online dhe një numër i vogël nuk ka mundësi, që ne po punojmë për t'i ndihmuar dhe t'i bëjmë pjesëmarrës në proceset mësimore", tha Hoxha.

 

VIDEO/Intervista e plotë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Hoxha tha se për këtë vit edhe pse mësimi zhvillohet online tarifa e viti shkollor nuk ka ndryshuar, pasi sipas tij shpenzimet e universiteteve mbeten të njëjta dhe nuk janë ulur. E vetmja gjë që ka pësuar pak ulje është tarifa e regjistrimit për studentë që ndjekin masterin.

"Universiteti i Tiranës e ka marrë në shqyrtim dhe kanë miratuar tarifat për këtë vit akademik. Atë që kemi kompetencë ne është cikli i dytë i studimeve, masteri,  dhe kemi ruajtur të njëjtën tarifë nga viti i shkuar dhe kemi ulur tarifën e regjistrimit të masterit. Ne nuk kemi ulje të shpenzimeve dhe kostove pse nuk kemi studente. Tarifat e shkollimit nuk merret në kushte jo normale, ne sot mund të vendosim për një situatë, por nesër mund të na sjellë pasoja të tjera, nësë ulim tarifa sot, nesër nuk mund t'i ngremë", tha Hoxha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 07/12/2020 21:34

    Profesor Tani je rektori qe i duhej UT, nga mungon ne fakultet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet