Covid/ Festuan në dasmë…7 të vdekur dhe 177 të infektuar në SHBA

Covid/ Festuan në dasmë…7 të vdekur dhe 177 të infektuar në SHBA

Me 7 të vdekur dhe 177 të infektuar përfundoi festa e një martese në Maine të SHBA-ve.

Ceremonia e dasmës, e mbajtur në 7 gusht u ndoq nga 65 persona dhe u zhvillua fillimisht në një kishë Baptiste dhe më pas në një tjetër hapësirë të mbyllur

Disa ditë pas festimeve, 24 persona rezultuan pozitivë për koronavirusin. Autoritetet shëndetësore nisën menjëherë një hetim epidemiologjik.

Dje, drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive të Maine bëri të njohura rezultatet e hetimit…të paktën 177 njerëz u infektuan dhe shtatë njerëz vdiqën.

Nga këta të fundit "askush nuk ishte i pranishëm fizikisht në martesë", tha zyrtari, por në gjurmimin e kontakteve, martesa shkoi vërtet shumë larg…

Tetëdhjetë raste Covid u kostatuan në një burg 370 km nga vendi i festimeve: një nga rojet e burgut kishte marrë pjesë në dasmë.

39 raste të tjera dhe gjashtë nga shtatë vdekjet u regjistruan në një shtëpi pensionistësh 160 km nga Millinocket.

Edhe nga këtu, njëri prej tyre kishte marrë pjesë në festimet e ceremonisë së martesës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit