Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë vende jashtë bllokut 27-anëtarësh.
Për të justifikuar vendimin e tij, Orban përmendi rrezikun e shpërthimeve të reja të rasteve me koronavirus.
Bashkimi Evropian, më 30 qershor, ka finalizuar një listë të vendeve - me më pak raste me koronavirus - qytetarët e të cilave lejohen të hyjnë në bllok nga 1 korriku.
Hungaria, vend me gati 10 milionë banorë, ka raportuar deri më tash pak më shumë se 4,100 raste me koronavirus dhe rreth 590 vdekje.
"Ne, aktualisht, nuk mund të zbatojmë kërkesën e BE-së për të lejuar hyrjen e qytetarëve jo të BE-së, me përjashtim të Serbisë", tha Orban në një video-mesazh në Facebook.
Budapesti ka rihapur kufirin me Serbinë fqinje - e cila ka një popullsi të madhe etnike hungareze që jeton kryesisht përgjatë kufirit me Hungarinë - në muajin maj.
Por, heqja e kufizimeve të udhëtimit për më shumë vende jashtë BE-së "do të shkonte kundër interesave të kujdesit shëndetësor për popullin hungarez", tha Orban.
Vendet në listën e BE-së janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Japonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji, si dhe Kina nëse ka reciprocitet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë në listë.
Edhe disa vende të tjera të BE-së gjithashtu kanë shprehur rezerva në lidhje me heqjen e kufizimeve të udhëtimit.
Austria ka thënë më 1 korrik se do të ndjekë rekomandimin e BE-së, por jo për Serbinë dhe Malin e Zi.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.1%
-
Jo
27.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1333
Lajme të tjera
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Takimi në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë ndihmën për Ukrainën dhe masat ndaj Iranit
22 Prill, 16:56
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet
19 Prill, 13:22
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë
18 Prill, 07:46
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
15 Prill, 08:16
-
Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore
14 Prill, 10:07
-
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi! Presion Dumanit nga politika? Gonzato: S'duket i shqetësuar për këtë
13 Prill, 10:48
VIKTOR ORBAN = ATILA MODERN I HUNGARISE.
PërgjigjuRuanda po!!!Shqypnia Jo????
Përgjigju