COVID i merr jetën ish-kapitenit të Tiranës, Duka: Ishte pjesë e një plejade të shkëlqyer

Është ndarë sot nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe ekipeve kombëtare Seit Hysen, ose siç njihej ndryshe nga komuniteti Tit Hyseni. Ai spikati me lojën e tij në vitet 70-80 kur edhe mbajti shiritin e kapitenit te bardheblutë. Më tej pas përfundimit të karrirës Hyseni u bë trajner, teksa drejtori ekipet zinxhirë të Tiranës.

Fatkeqësisht Hyseni nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, duke u bërë një tjetër ish-sportist që humb betejën nga pandemia. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka:

STATUSI I ARMAND DUKËS:

Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.

Një qendërmbrojtës autoritar, Tit Hyseni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë, duke qenë një pikë referimi për disa sezone e duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve. Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.

Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë, si edhe forca e tij e karakterit. Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni! I paharruar qoftë kujtimi yt!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar.


Lajmi kryesor:

15 qytetarë nuk fitojnë betejën me COVID, shënohen 1039 raste të reja në vend! Ndërron jetë efektivi i policisë, një 18-vjeçar dhe e reja që sapo ishte bërë nënë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat në afat të fundit/ A besoni se partitë politike do përzgjedhin kandidatë të pastër e me integritet për zgjedhjet e 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

PD emëron Xhemal Gjunkshi koordinator për sigurinë