Në Itali regjistrohen 12 viktima! Mbi 12.2 milionë raste infeksioni në botë! Rekord i ri në SHBA, 65 mijë të prekur nga Covid në 24 orë

Në Itali regjistrohen 12  viktima! Mbi 12.2 milionë raste infeksioni në botë! Rekord i ri në SHBA, 65 mijë të prekur nga Covid në 24 orë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 12 milionë e 200 mijë

Sipas të dhënave të azhornuara, totali i viktimave, që nga fillimi i pandemisë është 550 mijë

Renditjen e grafikut të pandemisë në botë e udhëheqin Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3 milionë raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Në Itali regjistrohen 12 viktima dhe 295 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 938 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 295 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 194 273

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 276 raste të reja pozitiv për një total prej 242.639

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi dhe 135 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Ora 11:02
Covid, Tokio me rekorde të rasteve të reja të infeksionit te moshat e reja

Tokio për të dytën ditë radhazi ka regjistruar më shumë se 200 raste të reja infeksioni.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit në vend janë identifikuar 243 raste pozitive Covid.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në kryeqytetin japonez arritën në 7515, ekuivalent me rreth një të tretën e të gjitha rasteve të koronavirusit të regjistruara në Japoni.

Që nga dita e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në fund të majit, pas një zbritjeje fillestare të rasteve, infeksionet filluan të rriten muajin e kaluar, veçanërisht midis të rinjve.

Sidoqoftë, pavarësisht rritjeve të fundit, qeveria nuk planifikon të deklarojë një emergjencë të re shëndetësore, duke deklaruar se sistemi shëndetësor nuk është nën presion të veçantë për shkak të koronavirusit.

Ora 09:03
Pas Bolsonaros, infektohet me Covid edhe presidentja e Bolivisë

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez u identifikua positive në testine e koronavirusit dhe menjëherë është izoluar.

Anez, e cila mori detyrën më 12 nëntor 2019 pas dorëheqjes së Evo Morales, tha se do të qëndroj në karantinë për 14 ditë dhe pastaj do të shohim cilat do të jenë kushtet.

Anez është kreu i dytë i shtetit i infektuar në Amerikën Latine pas presidentit Brazilian Jair Bolsonaro. 

Qeveria në Bolivi ka konfirmuar se të paktën 7 ministra, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. 

Kujtojmë që Bolivia ka më shumë se 42,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 1.500 të vdekur nga Covid-19, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura në botë.

Ora 08:35
Covid/ Brazili regjistron 1223 viktima në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua kohët e fundit.

Gjigandi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1223 vdekje dhe 44.571 infeksione në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 1.713.160, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.694. 

Ora 08:30
Covid/ Rekord i ri në SHBA, 65 mijë infeksione të reja në 24 orë

Kurba e pandemisë në SHBA vazhdon të rritet. Vendi ka regjistruar një tjetër rekord të ri përsa i përket numrit të rasteve të reja, numër i cili në 24 orët e fundit u raportua se ishte 65 mijë.

Në total rastet e infeksionit, që nga fillimi i pandemsë janë 3.11 milionë kurse viktimat më shumë se 133 mijë.

Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se është e kuptueshme se përse europianët ndaluan fluturimet për dhe nga Amerika, duke treguar gjithashtu se shkalla e infeksionit në Kontinentin e Vjetër është shumë më e ulët se në SHBA.

Mbajtja e nën kontroll e epidemisë do të jetë një problem shumë serioz - shtoi imunologu - sepse koronavirusi nuk është si viruset e tjera që kemi njohur. Ai është shumë efikas në transmetimin nga një person te tjetri.

“Unë jam skeptik në besimin se Covid mund të mbahet nën kontroll pa një vaksinë" – deklaroi Fauci

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë