Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit

Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë ka tejkaluar shifrën e 3.5 milionë. Një numër që vazhdon të rritet dhe që nga të cilat tre të katërtat e infeksioneve janë regjistruar vetëm në SHBA. Numri zyrtar i viktimave është rritur në 246.893, nga të cilat 143.584 në Europë dhe 67.680 në SH.B.A.

SHBA, 1.450 viktima  në 24 orë. Trump: Do të ketë 75-100 mijë vdekje në vend

Ka pasur 1.450 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit. Kjo është ajo që del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i pergjithshëm i rasteve të testuar pozitiv me Covid është 1.15 milion kurse numri i vdekjeve të regjistruara është 67.674 të vdekur.

Presidenti Amerikan Donald Trump tha se parashikon që pandemia në SHBA të mbyllet me 75,000 deri 100,000 vdekje. Ndërsa duke folur për vaksinën Trump u shpreh se beson se do të jetë gati "deri në fund të vitit" dhe tha gjithashtu se ai nuk është "i interesuar" se kush do të mund ta gjejë atë sepse "ajo që ka rëndësi është të ketë një kurë në një kohë të shkurtër.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Covid-19, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë!

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  195 viktima nga koronavirusi për një total prej 29 079.

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 82879 teksa vetëm sot u regjistruan 1225 të shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1221 raste të reja pozitiv me Covid-19 kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 211 938

Rajoni i Lombardisë sot regjistroi 63 viktima dhe 577 raste të reja infeksioni.

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i viktima që vijon të ulët por dhe numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital. 

Nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

Kryeministri Conte përmes nje postimi në faqen e tij në facebook i bëri thirrje italianëve për sens të lartë përgjegjësie teksa edhe deklaroi se nga sot e ardhmja varet nga komportimi i gjithësecilit të këtë fazë bashkëjetese me koronavirusin.

Ai tha gjithashtu se sa më skrupuloz të jemi në respektimin e masave të sigurisë aq më shpejt do të zgjerohen hapësirat e tjera të lirisë.

Ora 17:41
Covid-SHBA, koronavirusi godet shumë më rëndë pakicat

Organizatat kryesore të mjekëve amerikanë po i kërkojnë administratës Trump të mbledhë të dhëna për të treguar se kush po vdes nga COVID-19. Të dhënat e mbledhura deri më tani tregojnë se koronavirusi po vret afrikano-amerikanët me një normë alarmuese më të lartë sesa po vret të bardhët. 

Në Luiziana, afrikano-amerikanët përbëjnë një të tretën e popullsisë, por kanë 70% të vdekjeve. Pabarazitë e ngjashme ekzistojnë edhe në shtetet e tjera.

Në qytetin Nju Jork, hispanikët janë 29% e popullsisë, dhe kanë 34% të vdekjeve të qytetit nga Covid-19, sipas të dhënave të vetë qytetit.

Afrikano-amerikanët, amerikanët hispanikë dhe pakicat e tjera në përgjithësi kanë të ardhura më të ulëta se homologët e tyre të bardhë. 

"E dimë se ata me ngjyrë kanë më shumë hipertension, më shumë probleme të zemrës. Ne e dimë edhe se latinët dhe afrikano-amerikanët vuajnë më shumë nga asma. Dhe ne e dimë se të gjitha grupet e minoriteteve kanë norma të konsiderueshme më të larta të diabetit dhe madje shpeshherë dyfishin e normës së popullsisë së bardhë. Këta janë tre faktorët e zakonshëm të rrezikut që janë identifikuar", thotë dr. Eliseo Perez-Stable, i Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Ora 17:36
Covid-19, pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të mbajnë maska

Disa kompani të mëdha ajrore do t’iu kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rreth 90% e fluturimeve ndërkombëtare janë anuluar, por linjat ajrore shpresojnë t’i rifillojnë gradualisht udhëtimet nga ky muaj.

Nga e hëna, kompania amerikane Delta tha se u kërkon pasagjerëve të vendosin maska ose mbulesa të tjera të fytyrës në zonën e kontrollit (check-in), të pritjes dhe gjatë gjithë fluturimit.

Ngjashëm, edhe kompanitë American Airlines dhe United thanë se do të fillojnë të kërkojnë maska për pasagjerët dhe për ekuipazhin e kabinës.

“Po bëjmë përpjekje për t’iu siguruar mirëqenie klientëve, në mënyrë që ata të udhëtojnë të qetë", tha Kurt Stache, zëdhënës i kompanisë American Airlines.

“Mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët dhe ne do të ofrojmë maska falas për udhëtarët", tha Maddie King, zëdhënëse e United.

Si masë tjetër kundër koronavirusit, pasagjerët po ashtu do të inkurajohen të paketojnë vetë ushqimet dhe pijet e tyre gjatë udhëtimit.

Nuk është ende e qartë nëse këto do të jenë masa të përkohshme ose më afatgjata.

Koronavirusi ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka lënë të vrarë mbi 248,000.

Ora 15:25
Covid-Studimi: Numri i rasteve në Gjermani, 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare

Një studim i kryer nga ekipi i Universitetit të Bonit, i udhëhequr nga studiuesit mjekësor Hendrik Streeck dhe Gunther Hartmann thotë se Gjermania ka gjasa të ketë 10 herë më shumë njerëz të infektuar nga koronavirusi sesa numri i rasteve të konfirmuara. Konkretisht, rreth 1.8 milion njerëz që jetojnë në Gjermani duhet të jenë infektuar nga pandemia, rreth 10 herë më shumë se 160,000 rastet e konfirmuara deri më tani.

 “Rezultatet mund të ndihmojnë për të përmirësuar më tej modelet dhe për të llogaritur se si përhapet virusi. Deri më tani, të dhënat themelore kanë qenë relativisht të vakëta,” tha Hartmann në një deklaratë.

Ekipi i Universitetit të Bonit deklaroi se ka analizuar tamponet e gjakut dhe hundës nga një kampion i rastësishëm i 919 personave që jetonin në një qytet në komunën e Heinsberg në kufirin Hollandez, i cili kishte numrin më të lartë të vdekjeve në Gjermani.

Për të arritur në vlerësimin e tyre, studiuesit vendosën numrin e vdekjeve të konfirmuara të qytetit nga Covid-19 në krahasim me numrin më të madh të njerëzve të infektuar, siç tregohet nga rezultatet e testit të gjakut dhe aplikuan normën prej 0.37% në vend.

Ata gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë prej të infektuarve nuk shfaqnin simptoma.

Ora 14:41
Covid, Italia e rihapur dhe në qendër të vëmendjes së BBC dhe ‘Spiegel’

"Italia nuk është më kavie", kështu titullohet një shkrim i botuar në BBC në ditën e rihapjes së Italisë pas dy muajve në izolim.

"Tetë javë më parë Italia u bë një kavie për masa dragoniane që ajo ndërmorri për të frenuar epideminë nga koronavirusi. Sot sytë e botës janë përqendruar sërish në Itali, siç edhe ndodhi dy muaj më parë”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes britanike.

BBC shkruan gjithashtu se "Modeli i Rajonit të Venetos është studiuar në të gjithë botën, pasi është një model i studiuar mirë dhe mjaftë i qartë në lidhje me testet dhe gjurmimet e rasteve Covid, gjë e cila ka bërë që numri i viktimave të mos jetë i lartë sa në Rajonet e tjera fqinje”.

Gjermania ‘Spiegel’ në një shkrim të saj përqendrohet në gëzimin e rihapjes. "Nga Torino në Palermo italianët më në fund mund të kthehen përsëri për të shëtitur".

Nga sot e deri më 17 maj do të rifillojnë nga prodhimi shumë nga aktivitete. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve nga sot do të rikthehen në punë.

Nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

Sot italianët do të kenë mundësi të dalin për të vizituar të afërmit por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.

Do lejohet lëvizja brenda rajoneve por jo jashtë tyre, përveçse për arsye pune, arsye shëndetësore ose urgjencë të aprovuar nga autoritetet.

Nga sot është i lejueshëm praktikimi i sportit në natyrë edhe larg nga shtëpia, gjithmonë me detyrimin për të shmangur tubimet dhe për të respektuar distancat e sigurisë.

Fjalët kyçe që do të jenë kryefjala e javëve në vazhdim janë distancimi fizik dhe ndalimi i tubimeve, detyrimi për të mbajtur maskë në ambiente të mbyllura përfshi në transportin publik dhe trena, masa këto për të respektuar dhe rritur standartet e sigurisë së njerëzve.

Ora 13:47
Covid, Pekini zyrtar edhe në shenjestër të Mbretërisë së Bashkuar për pandeminë

Kina është gjithnjë e më e shënjestruar nga Perëndimi për ngadalësinë dhe fshehjen që mendohet se ajo i bëri pandemisë nga koronavirusi.

Pas akuzave drejtuar Pekinit nga Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, sot ishte radha e Ben Wallace, Sekretarit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i cili deklaroi se "Kinezët kanë shumë pyetje për t'iu përgjigjur për shpejtësinë me të cilën ata informuan botën për krizën nga Covid-19".

Ai tha se "Kina duhet të jetë transparente si për sukseset ashtu dhe për problemet e saj, në këtë rast mbi pandeminë".

Administrata Amerikane vazhdon gjithashtu të jetë shumë e ashpër.

Mark Esper, kreu i Pentagonit, akuzon Pekinin se kishte bërë presion në instalimin e rrjeteve telematike të Huawei me qëllime dashakeqe. Kompanitë kineze, sipas tij, duan të përdorin pandeminë për t'u zgjeruar në sektorë strategjikë duke krijuar përçarje në Perëndim dhe duke u përgatitur të përdorin sisteme elektronike të cenueshme si një mjet spiunazhi dhe manipulimi.

Ora 13:33
Covid/Francë, rasti i parë i koronavirusit që në muajin dhjetor

Disa orë pas akuzës së re amerikane kundër Kinës mbi origjinën e koronavirusit, nga Franca vijnë lajme që mund të forcojnë dyshimet. Në fakt, rasti i parë Covid 19 ishte konstatuar tashmë që më 27 dhjetor, gati një muaj para infeksionit të parë zyrtar (24 janar) i regjistruar përtej Alpeve. Lajmi u dha nga spitali Jean-Verdier në Bondy, në periferinë e Parisit, ku u zbuluan tamponet e pacientëve të shtruar me pneumoni në muajin dhjetor.

"Ne kemi verifikuar 24 pacientë me pneumoni në dhjetor dhe më pas dhe gjetëm edhe një pozitiv nga Covid", tha Yves Cohen, kreu i njësisë së kujdesit intensiv.

Pacienti i dhjetorit ishte një francez pesëdhjetë vjeçar që nuk kishte udhëtuar kurrë në Kinë. Ndërkohë, ai është rikuperuar dhe ka dalë nga spitali.

"Ai ka infektuar edhe dy fëmijët e tij”, - tha Cohen. Gruaja e tij nuk ishte e sëmurë, por mjekët spekulojnë se ajo ishte bartëse e shëndetshme e koronavirusit. Në fakt, gruaja punon në një supermarket ku ka edhe shumë punonjës kinezë, disa prej të cilëve kishin udhëtuar më parë në Kinë.

Ora 13:14
Covid, Europa drejt stabilizimit, Rusia me rritje të frikshme të infektuarve

Me vendet evropiane që tashmë po stabilizojnë statistikat e pandemisë, vëmendja po përqendrohet te disa shtete që vetëm tani po shohin ngritjen e kurbës së infeksionit nga COVID-19.

Përtej shifrave amerikane, vendi me rritjen më të madhe të të prekurve nga koronavirusi tashmë është Rusia.

Vendi ka konfirmuar 10, 581 raste të reja të prekurish nga koronavirusi, duke e çuar bilancin në 145, 268 të infektuar. Autoritetet ruse, njoftuan se kjo është dita e dytë e cila shënon mbi 10, 000 raste të reja nga pandemia globale.

Javën që shkoi u konfirmua lajmi se, kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte diagnostikuar me virusin Covid-19.

Ora 12:26
Pushimet dhe koronavirusi, cilat vende europiane do të hapen për turizëm këtë verë? (VIDEO)

Nëse jeni duke fantazuar se ku do t’i kaloni pushimet këtë vit, dijeni që është akoma shumë herët për t’i planifikuar ato.

Koronavirusi dhe administrimi i emergjencës sigurisht që kanë pasoja konkrete për turizmin gjatë gjithë verës. Por sesi bllokada për pushuesit do të përkthehet konkretisht është në zemër të diskutimeve midis ministrave nga i gjithë Bashkimi Europian.

Ndërsa OBSH vlerëson prezantimin e një lloj ‘Pasaporte Imuniteti Covid-19’, në Itali flasin për turizmin vendas dhe se mund të mos krijohen kushtet për të udhëtuar jashtë vendit për pushime kurse vendet e tjera mendojnë se ato mund të rihapen për turistët e huaj.

Qeveria spanjolle ka rihapur ishullin e Formentera ku baret, restorantet dhe hotelet do të jenë operative që nga dita e hënë, por mbërritja deri në ishullin Balearik deri në muajin qershor do të jetë shumë e ndërlikuar, veçanërisht për turistët e huaj.

Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni nuk i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndërsa në Kroaci po planifikohen të hapen së shpejti  disa zona por që janë nga ato më pak të frekuentuarat

Franca është e ngadalësuar në përgatitjet për fazën 2 ndërsa agjensia e turizmit në Portugali ka vendosur të nisë sezonin turistik me kusht që entet të garantojnë kushtet e mospërhapjes së koronavirusit

Ishulli i Qipros do të rihapet pjesërisht për turistët duke filluar nga korriku, por vetëm për ata që do të vijnë shtetet që kanë patur nivele të ulëta të infeksionit, të tilla si Danimarka, Norvegjia, Islanda, Greqia dhe Izraeli.

Për Greqinë, ministri përgjegjës i turizmit është shprehur se vendi do të përgatitet të mirëpresë turistët e huaj, vetëm nga vende të caktuara, duke filluar nga korriku, dhe më pas do të ketë rihapje graduale edhe për të tjerët.

Ora 12:23
Koronavirusi ndryshon simptomat...shtohen të tjera në lëkurë

KoronavirusiSars-Cov-2, duket se po shfaqet edhe me simptoma të reja të infeksionit. Simptomat klasike përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje, por, nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta, studiuesit paralajmërojnë për praninë e të paktën edhe tre simptomave të reja kryesisht që shfaqen në lëkurë.

Edhe "Journal of Dermatologgy" raporton se edhe  lëkura preket nga virusi dhe kjo manifestohet me disa shenja kryesisht në duar dhe këmbë.

E njohur si "chilblains" manifestohet me fryrjen skuqjen dhe grumbullimin e gjakut ne gishtrinjte e duarbe dhe këmbëve dhe hipptezohet se kjo shkaktohet nga mos qarkullimi i mirë i gjakut apo të tjera çrregullime të këtij sistemi.

Tjetër simptomë janë urtikarjet, fshikëzave në lëkurë,nën shtresën e jashtme të epidermës dhe kanë një diametër më të vogël se 5 mm; brenda tyre, ka një lëng transparent, seroz ose gjak. Kurse një tjetër shenjë janë "nekroza" dmth vdekja e qelizave të lëkurës që nuk marrin gjak mjaftieshem si pasojë e çrregullimeve në sistemin e qarkullimit

Ora 09:38
Covid-Kinë, në karantinë pa kontakte njerëzore, vetëm me robotë dhe të spiunuar nga kamerat e komshinjtë (FOTO+VIDEO)



Në botën e re, e cila nuk është ajo dystopiane e përshkruar në libin me autor Aldous Huxley, por kjo kineze e pas emergjencës Covid 19, Kina duket se po përgatitet për tu përballur për një kohë të gjatë me koronavirusin teksa po merret seriozisht me masat paraprake ndaj atyre që vijnë nga jashtë ose nga Hubei, ende shumë të ekspozuar ndaj infeksionit prej koronavirusit, masa që nuk janë asnjëherë shumë: karantinë për dy javë dhe asnjë kontakt njerëzor, madje as për të shkuar për të blerë ushqime.

Dorëzimi i nevojave themelore i është besuar robotëve të vegjël 1.5 m i gjatë i cili lëviz i vetëm nëpër korridoret e pallatit apo hotelit, merr ashensorin dhe kur mbërrin në destinacion telefonon të karantinuarin.

Gjithashtu mjekët me kostume mbrojtëse shkojnë çdo ditë nëpër shtëpi apo hotele atje ku banojnë të karantinuarit dhe i pyesin që nga jashtë derës për temperaturën për shfaqen e ndonjë simptome të mundshme.

Pekini lehtësoi masat kufizuese këtë javë, me përjashtimin e vetëm të udhëtarëve nga vendet e huaja dhe Hubei, provinca ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Në hotelet karantinë në qendër të metropolit, një roje ulet në një tavolinë në çdo kat për të monitoruar të gjitha lëvizjet. Vetmia ndërpritet vetëm nga robotët dhe personeli shëndetësor.



Për të karantinuarit nuk ka asnjë mënyrë shpëtimi apo për të sfiduar masat e izolimit pasi në të gjitha dyert e hotelit apo banesës janë të instaluara kamera sigurie. Dhe si të mos mjaftonin këto masa fqinjët janë të detyruar me ligj të vëzhgojnë dhe informojnë për çdo thyerje të rregullave të karantinës

Ora 09:17
Covid, Italia hyn zyrtarisht në fazën 2 të pandemisë, Kryeministri Conte: Nga sot e ardhmja varet nga sjellja jonë (VIDEO)

Nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi. Kryeministri Conte përmes nje postimi në faqen e tij në facebook i bëri thirrje italianëve për sens të lartë përgjegjësie teksa edhe deklaroi se nga sot e ardhmja varet nga komportimi i gjithësecilit të këtë fazë bashkëjetese me koronavirusin. Ai tha gjithashtu se sa më skrupuloz të jemi në respektimin e masave të sigurisë aq më shpejt do të zgjerohen hapësirat e tjera të lirisë.

Shumë e kanë pritur me padurim 4 majin duke shpresuar se kjo do të ishte dita e rikthimit në normalitet, por në fakt nuk do të jetë kështu.

Në fakt, sipas dekretit të fundit të qeverisë së kryeministirt Conte, shumë nga kufizimet e vendosura dy muajt e fundit do të mbeten akoma në fuqi.

Nga sot e deri më 17 maj do të rifillojnë nga prodhimi shumë nga aktivitete. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve nga sot do të rikthehen në punë.

Nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

Sot italianët do të kenë mundësi të dalin për të vizituar të afërmit por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.

Do lejohet lëvizja brenda rajoneve por jo jashtë tyre, përveçse për arsye pune, arsye shëndetësore ose urgjencë të aprovuar nga autoritetet.

Nga sot është i lejueshëm praktikimi i sportit në natyrë edhe larg nga shtëpia, gjithmonë me detyrimin për të shmangur tubimet dhe për të respektuar distancat e sigurisë.

Tani vrapuesit do të jenë në gjendje të mbulojnë distanca më të gjata, gjithmonë në përputhje me rregullat.

Fjalët kyçe që do të jenë kryefjala e javëve në vazhdim janë distancimi fizik dhe ndalimi i tubimeve, detyrimi për të mbajtur maskë në ambiente të mbyllura përfshi në transportin publik dhe trena, masa këto për të respektuar dhe rritur standartet e sigurisë së njerëzve.

Shumë në fakt e kanë quajtur fazën e sotme të pandemisë jo 2 por faza 1.5 për arsye se prisnin edhe më shumë masa lehtësuese nga qeveria dhe grupi i ekspertëve të shëndetësisë, por hapat e kujdesshëm asnjëherë nuk janë të dëmshëm e sidomos në Itali, ndër vendet e goditura me keq nga koronavirusi, deri tani me rreth 29 mijë, me dëme jashtëzakonisht të mëdha ekonomike, sociale dhe psikologjike.

Ora 08:59
Covid/SHBA, Trump: Jam informuar nga 007 për koronavirusin që në muajin janar...së shpejti raporti amerikan për Kinën

Donald Trump përmes një postimi në Twitter shkruan se ai ishte informuar nga inteligjenca amerikane për epideminë e koronavirusit që në muajin janar dhe se fal ndalimit të udhëtimeve për dhe nga Kina ai kishte shpëtuar dhjetra jetë njerëzish.

Sipas një zyrtari të administratës amerikane, i cili foli para mediave, presidenti amerikan Donald Trump kishte marrë dy njoftime nga inteligjenca mbi koronavirusin.

Njoftimi i parë i kishte ardhur 8 ditë përpara se ai të mbyllte kufijtë për udhëtimet për dhe nga Kina dhe njoftimi i dytë në fund të janarit. Në njoftimin e parë thuhej se koronavirusi mund të përhapet në nivel global dhe se shumë nga të infektuarit mund të vdesin.

Njoftimi i dytë ishte në 28 janar, kur Trump mori informacione se virusi tani po përhapet edhe se vdekjet ishin të përqendruara në Kinë. Trumpit gjithashtu iu tha se Kina nuk dëshironte të ndante të dhënat që kishte për epideminë me SHBA.

"Unë mendoj se kinezët bënë një gabim. Ata u përpoqën ta fshehin koronavirusin por  dështuan", tha presidenti amerikan, duke specifikuar që Kina lejoi që koronavirusi të përhapet në SHBA dhe në vendet e tjera.

Trump njoftoi gjithashtu se një raport amerikan për koronavirusin dhe Kinën do të dalë së shpejti.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin