Covid, në Itali regjistrohen 119 viktima! Amerika Latine, epiqendra e re e pandemisë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit është 5 milionë e 213 mijë e 557.

Sipas raportimeve nga Universiteti Johns Hopkins, totali i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi është rritur në 338 232.

Në SHBA numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid ka shkuar në 1.601 mijë për një total vdekjesh prej më shumë se 96 mijë.

Më pas në renditje është vendosur Brazili me 331 mijë raste pozitive nga koronavirusi dhe më shumë se 21 mijë vdekje, e ndjekur nga Rusia me 326 500 infeksione dhe 3250 viktima.

Në 24 orët e fundit në SHBA u regjistruan 1225 viktima nga Covid. Shteti i Nju Jorku-ut mbetet ende epiqendra e madhe e pandemisë në Shtetet e Bashkuara me 358.154 raste të konfirmuara dhe 28 853 vdekje, një shifër e ngjashme me atë të Spanjës dhe afër të dhënave të Britanisë së Madhe dhe Itaklië.

Shteti i Nju Jork-ut  ndiqet nga Neë Jersey, me 152.579 raste të konfirmuara dhe 10.985 vdekje, pastaj Illinois, me 105.444 infeksione dhe 4,715 vdekje, dhe Massachusetts, me 90.889 raste pozitive dhe 6.228 vdekje deri më tani. Shtete të tjera me një numër të madh të vdekjeve janë Michigan me 5,158, Pennsylvania me 5,010, California me 3.660 ose Connecticut me 3.637.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Covid, në Itali regjistrohen 2120 të shëruar dhe 119 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119 viktima nga koronavirusi për një total prej 32,735

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2120 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 138.840

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 669 raste të reja pozitiv për një total prej 229.327

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 56 viktima nga koronavirusi dhe 688 të shëruar, për një total prej 45 355

Në Lombardi, në repartet e terapisë intensive ndodhen 199 pacientë, 8 më pak krahasuar me ditën e djeshme

Provinca e Bergamos është ajo me më shumë raste të regjistruara sot, (+102), Milano

(+88), Brescia (+72), Varese (+44) dhe Como (+34)

Ora 17:22
Covid, Spanja 10 ditë zie kombëtare për viktimat nga koronavirusi

Qeveria spanjolle do të shpallë zi kombëtare për viktimat e koronavirusit duke filluar nga e marta.

Kjo u njoftua nga Kryeministri Pedro Sanchez i cili tha se "Të gjithë ne do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne. Që nga e marta, vendi do të jetë në zi kombëtare për dhjetë ditë".

Pedro Sanchez tha gjtihashtu se "Të ndjerit meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan".

Sanchez gjithashtu njoftoi se nga korriku Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj.

Spanja, së bashku me Italinë, janë në mesin e vendeve më të prekura nga epidemia e Covid-19 në Europë

Ora 17:02
Covid, Rusia regjistron 10,000 raste të reja infeksioni në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Rusia ka regjistruar rreth 10,000 raste të koronavirusit, duke u rikthyer kështu në vendin e dytë në vendet me numrin më të madh të infeksioneve pas Shteteve të Bashkuara

Sipas autoriteteve, në Ruai numri I përgjithshëm I personave të identifikuar positive nga Covid është 335 882.

Numri I vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi I pandemisë në vend është rritur në 3388.

Ora 11:13
Covid-Studimi holandez: Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm 6 muaj

Njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronaviruseve për një periudhë kohe që zgjat vetëm 6 muaj. Ky është përfundimi i një studimi holandez, që ngre pikëpyetje mbi faktin nëse ai që quhet “imuniteti i tufës” është zgjidhja për të fituar betejën me Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit kanë testuar 10 burra për 4 koronaviruse gjatë 35 viteve. Koronaviruset që u përdorën në studim shkaktojnë atë që e njohim si ftohjen e zakonshme dhe, siç raporton “The Times”, studimi thekson se “imuniteti mbrojtës zgjat shumë pak”.

Ata shtojnë se pas një viti njerëzit u infektuan sërish, pasi pas 6 muajsh nivelet e antitrupave u ulën ndjeshëm.

Profesor Lia van der Hoek, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha: “Imuniteti i tufës është problematik, edhe nëse krijohet vaksina, pasi njerëzit mund të infektohen prapë pas 6 apo 12 muajsh”.

Ora 08:57
Covid, Presidenti Trump kërkon hapjen e objekteve fetare 'menjëherë'

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për hapje të objekteve fetare “menjëherë”, duke e konsideruar këtë gjë “të domosdoshme”.

“Në Amerikë neve na duhet të lutemi më shumë, jo më pak”, ka thënë ai, teksa ka kritikuar guvernatorët shtetërorë, të cilët kanë lejuar hapjen e dyqaneve të pijeve alkoolike dhe klinikave për abort.

Kjo deklaratë ka ardhur teksa Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka lëshuar udhëzime sesi mund të rihapen kishat.

Në udhëzimet e kësaj Qendre për rihapje të bizneseve dhe institucioneve tjera më herët gjatë muajit, nuk janë përmendur objektet fetare.

Sipas të përditshmes amerikane Washington Post, mungesa e udhëzimeve të tilla ka qenë për shkak të konservatorëve të afërt me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, i cili ka kundërshtuar faktin që qeveria t’iu tregojë liderëve fetarë se çfarë duhet të bëjnë.

Ora 08:54
Covid-Brazili vendi i dytë në botë me më shumë raste

Brazili kapërceu Rusinë në numrin e rasteve të reja të koronavirusit pasi regjistroi 20,803 infeksione të reja brenda një dite dhe u bë vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia. Shteti më i prekur në Brazil deri tani është São Paulo, një rajon ku jetojnë 46 milion njerëz dhe i cili ka regjistruar 76.871 raste dhe 5.773 vdekje, të cilat përfaqësojnë gati 30% të të gjitha vdekjeve në vend.

Amerika Latine, 670,000 infeksione dhe 37,000 vdekje

Në rajon në 24 orët e fundit u regjistruan 672,770 raste të reja infeksioni dhe më shumë se 37 mijë viktima në të 34 shtetet e Amerikës Latine.

Peruja ka regjistruar 111,698 të infektuar dhe 3,244 viktima, Kili (61,857 dhe 630) Meksik (59.567 dhe 6,510), Ekuadori (35.828 dhe 3.056), Kolumbia (18.330 dhe 652), Republika Dominikane (13.989 dhe 456), Panama (10.116 dhe 291), Argjentinë (10.649 dhe 433) dhe Bolivi (5.187 dhe 215).

Ora 08:44
Covid, Kina për herë të parë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri infeksioni

Kina ka raportuar zero raste të reja të koronavirusit për herë të parë që kur filloi raportimin e të dhënave në muajin janar.

Virusi u shfaq në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë rastet kanë rënë ndjeshëm pas pikut të pandemisë  në mes të shkurtit.

Numri zyrtar i vdekjeve në Kinë është 4634, shumë më pak se numri i viktimave në vende shumë më të vogla.

Janë shprehur dyshime të forta në lidhje me besueshmërinë e numrave kinezë dhe sasia e informacionit që Pekin ka ndarë me bashkësinë ndërkombëtare po vihet në dyshim.

Lajmi për infeksione zero vjen një ditë pas hapjes së Kongresit Popullor, në të cilin Kryeministri Li Keqiang tha se vendi "ka arritur rezultate të rëndësishme strategjike në përgjigjen ndaj Covid-19".

Megjithatë, ai paralajmëroi se vendi ende përballet me sfida "të mëdha".

Në muajt e fundit, Pekini ka mohuar rreptësisht akuzat për fshehje të të dhënave të pandemisë, duke këmbëngulur se ai gjithmonë ka ndarë informacione në kohën e duhur me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe vendet e tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja