Covid, në Itali regjistrohen 156 viktima në 24 orë! Më shumë se 5 milionë raste me koronavirus në botë

Covid, në Itali regjistrohen 156 viktima në 24 orë! Më shumë se 5 milionë raste me koronavirus në botë

Në të gjithë botën numri i rasteve të identifikuar pozitive nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën e 5 milionë kurse numri i viktimave ka shkuar në të paktën 325,232.

Shtetet e Bashkuara, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 1.561 vdekje, është vendi më i prekur me 93.406 vdekje në 1.555,000 raste Covid.

Pas tyre renditet Mbretëria e Bashkuar me 35.704 vdekje, Itali (32.330), Francë (28.132) dhe Spanjë (27.888).

Në Brazil, u raportuan edhe 888 vdekje të tjera nga koronavirusi dhe 20,000 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka bërë të ditur se umri i përgjithshëm i infeksioneve është 291.579.

Ndërkohë, një grup shkencëtarësh të pavarur, të cilët kanë hapur një sit për të monitoruar pandeminë Covid-19 në Brazil në kohë reale, pretendojnë se rreth tre milion njerëz janë të infektuar në vend, 11 herë më shumë sesa vlerësimet zyrtare, të lidhura me disa teste të kryera .

"Qeveria braziliane ka humbur kontrollin e pandemisë. Numri i çështjeve po rritet në mënyrë eksponenciale", tha Domingos Alves, profesor në fakultetin mjekësor të Universitetit të Riberao Preto për BBC Neës Brasil. Vdekjet në burgjet në Rio de Janeiro, Brazil janë rritur 33% në dy muajt e fundit në krahasim me vitin e kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Covid, në Itali regjistrohen 2278 të shëruar dhe 156 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 156 viktima nga koronavirusi për një total prej 32,486

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2278 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 134.560

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 642 raste të reja pozitiv për një total prej 228,006

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 65 viktima duke e rritur totalin e vdekjeve në 15.727 që nga fillimi i pandemisë, si dhe 207 të shëruar për një total prej 43.649.

Po sot në Rajon u regjistruan edhe 316 raste të reja pozitive nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 86,091

Ora 16:44
Covid, Greqia rihapet për turistët, teste të shpejta për koronavirusin dhe mjekë në destinacionet verore

Greqia do të lejojë turistët të hyjnë në vend pa u bërë testin e koronavirusit apo pa i futur në karantinë kur fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë më 1 korrik.

Por, zyrtarët e shëndetësisë do të kryejnë teste të shpejta, kur të jetë e nevojshme – tha ministri grek i turizmit Haris Theoharis.

Ai prezantoi masa specifike për kthimin në jetë të industrisë së dëmtuar rëndë të turizmit pas një fjalimi në televizion të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, që prezantoi një plan gjithpërfshirës për ristartimin e ekonomisë. Avionët do të fillojnë të zbresin në tokë, në aeroportin ndërkombëtar të Athinës kur shërbimet të rifillojnë më 15 qershor por aeroportet e tjera do të hapen vetëm më 1 korrik – tha ai. Turistët e parë do të jenë nga vendet ku të dhënat epidemiologjike janë inkurajuese, si Ballkani, dhe vendet e Evropës veriore si gjermania.

Theoharis ndërkohë tha se autoritetet do të forcojnë kapacitetet e sistemit shëndetësorë në disa destinacione turistike duke siguruar teste dhe mjekë, por edhe një plan operacional për menaxhimin e infektimeve të mundshme, si mjekë hotelesh, zona karantine dhe transferime për në spital.

Ora 16:42
Situata COVID bëhet e frikshme në Brazil, rreth 20 mijë raste në një ditë

Rastet e reja me koronavirus në Brazil kanë shënuar një rritje rekord në 24 orët e fundit pasi u raportuan afërsisht 20 mijë të tilla.

Ministri i Shëndetësisë raportoi 19,951 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 291,579. Kjo e bën Brazilin vendin e tretë në botë për nga numri i rasteve me të infektuara me koronavirus.

Vdekjet e raportuara të shkaktuara nga koronavirusi u rritën gjithashtu me 888 të mërkurën, duke çuar numrin total në 18,855 vdekje, citon CNN ministrinë

I pyetur në lidhje me numrat në rritje të Brazilit të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po shqyrton ndalimin e udhëtimit për Brazilin.

“Ne jemi duke e shqyrtuar atë. Ne shpresojmë që ne nuk do të kemi problem”

Ora 11:45
OBSH: Europa të përgatitet për valën e dytë të pandemisë, deri 14% e popullatës e imunizuar

Çështja e valës së dytë të infektimit me koronavirus në Evropë, nuk është më një teori, sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon.

Pyetja është se kur se sa e madhe, kjo është pyetja sipas qasjes sime”, ka thënë Ammon, drejtore e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ammon, ish-këshilltare për qeverinë gjermane, ka folur për herë të parë për përditshmen britanike, 'The Guardian' prej kur ka nisur kriza.

“Duke shikuar karakteristikat e virusit, duke shikuar atë që vjen tani nga disa shtete sa i përket imunitetit të popullit – e që nuk është lajm shumë i gëzueshëm, në mes të 2 dhe 14 për qind, kjo lë ende 85-90 për qind të popullsisë të ekspozuar – virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt…

Nuk dua të pikturoj diçka të vrazhdë, mirëpo mendoj se duhet të jemi realistë. Sepse tani nuk është koha për relaksim komplet”, është shprehur ajo.

Deklarata e saj vjen një ditë pas raportimit të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, numri i rasteve të infektuarve ka arritur në mbi 5 milionë, ka treguar të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas tij, aktualisht në botë janë prekur nga virus 5,000,038 derisa 328,172 prej tyre kanë vdekur.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Ora 11:40
Covid, më shumë se 3000 viktima nga koronavirusi në Rusi

Në Rusi janë regjistruar më shumë se 3000 viktima nga infeksioni i koronavirusi.

Qendra e operacioneve antikoronavirus ka njoftuar se në 24 orët e fundit numri i vdekjeve të regjiatruara në vend ishte 127, pak më pak se 135 dje.

Sipas autoriteteve në vend u regjistruan gjithashtu në 24 orët e fundit 8850 raste të reja të identifikuar pozitive nga infeksioni.

Numri total i të prekurve nga Covid që nga fillimi i pandemisë është rritur në 317.554. Gjatë ditës së fundit u shëruan 7.228 pacientë duke e rritur numrin e përgjithshëm në 92 681

Ora 09:43
Covid, për të katërtën ditë me radhë, nën 100 viktima në Spanjë

Të mërkurën në Spanjë u regjistruan më pak se 100 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 95 viktima nga sëmundja COVID-19

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 27,888.

Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur, për një periudhë 24 orëshe.

Të mërkurën u regjistruan 416 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000.

Spanja, së bashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe, janë ndër vendet më të prekura në Europë nga pandemia e koronavirusit.

Spanja ka filluar gradualisht të dalë nga izolimi, por vendosja e maskës është e detyrueshme jashtë shtëpisë.

Ora 09:38
Covid-Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu, ka raportuar e përditshmja kineze, Global Times.

Kjo ndalesë përfshin konsumimin e çfarëdo kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura, është thënë në faqen qeveritare të Vuhanit.

Koronavirusi fillimisht është raportuar në Vuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra.

Në muajin janar, Kina ka marrë vendim të përkohshëm për shitje dhe blerje të këtyre kafshëve, ashtu sikurse kishte vepruar pas shpërthimit të Sars-it.

Një muaj më vonë, qeveria “ka ndaluar tregtinë ilegale të kafshëve të egra” dhe “ka eliminuar konsumimin e tyre për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

Mirëpo nga ajo kohë, në një numër raportimesh është thënë se kafshët e egra janë shitur sërish në Kinë dhe vende tjera.

Origjina e saktë e koronavirusit të ri ende nuk dihet, ndonëse disa të dhëna sugjerojnë se ka ardhur nga një kafshë.

Ora 09:33
Covid rikthehen makthi në Kinë, Shulan bëhet ‘Wuhan i ri’

Në qytetin Shulan,në Kinë janë vendosur kufizime si ato që u vendosën në fillim të vitit në Wuhan: ndalimi i largimit nga shtëpia, shkollat e mbyllura dhe transport i ndaluar pasi qyteti është kthyer në epiqendrën e re të koronavirusit në Kinë.

I banuar nga 700 mijë njerëz, Shulan ndodhet në provincën verilindore të Jilin, në kufirin me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Përhapja alarmante e infeksionit në këtë qendër urbane ka bërë që institucionet të vendosin kufizime drastike, të ngjashme me ato të vendosura në metropolin e Hubejit në fillim të vitit.

Në gjigantin aziatik, deri më tani, 82.960 individë kanë testuar pozitivë për sëmundjen, ndërsa 4,634 pacientë kanë vdekur nga Covid.

Shulan ka raportuar të paktën 19 raste të reja që nga 7 maji, ndërsa në provincën e Jilin, ku ndodhet qyteti, ka të paktën 34 infeksione nga Covid-19 të regjistruara në dy javët e fundit dhe 2 në ditën e fundit.

Ora 09:32
Covid-OBSH: Rekord në 24 orët e fundit, 106 000 raste të reja të koronavirusit

Pandemia e koronavirusit në botë vazhdon të përparojë. Siç zbulohet nga drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në fakt, "në 24 orët e fundit janë raportuar 106,000 raste të reja të koronavirusit, numri më i madh i regjistruar në një ditë qw nga fillimi i pandemisë.

Pothuajse dy të tretat e tyre janë janë regjistruar në vetëm katër vende ".

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit shprehu shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve në vendet në zhvillim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA