Covid/ Në Itali regjistrohen 21 viktima! Më shumë se 46 mijë infeksione në ditë në SHBA…Në Brazil 60 mijë vdekje

Covid/ Në Itali regjistrohen 21 viktima! Më shumë se 46 mijë infeksione në ditë në SHBA…Në Brazil 60 mijë vdekje

Në të gjithë botën numri i viktimave nga infeksioni i koronavirusit është rritur afërsisht në 510 mijë për një total infeksionesh prej më shumë se 10 milionë e 450 mijë.

SHBA kryesojnë renditjen e pandemisë, e ndjekur nga Brazili, Rusia, India dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 46 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e korinavirusit.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në harkun e 24 orëve që nga fillimi i pandemisë.

Në vend numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 127 410, për një total infeksionesh prej 2 milionë e 635 mijë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Në Itali regjistrohen 21 viktima dhe 469 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34.788 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 469 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190.717

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 182 raste të reja pozitiv për një total prej 240.760

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi (totali 16 650).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 109 raste të reja të pozitivitetit Covid

Ora 17:28
Covid/Britania e Madhe, regjistrohen 176 viktima dhe 829 raste të reja

Në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit u regjistruan 176 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 829 raste të reja të testuar pozitiv me Covid.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 43 906

Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është 314.168

Ora 16:11
Portugalia rihap kufijtë e saj me Spanjën, por rivendos masat e bllokimit në Lisbonë

Kufijtë midis Portugalisë dhe Spanjës u rihapën, pas tre muajve të mbylljes për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Edhe pse tregtarët oortugezë po marrin frymë të lehtësuar, pasi spanjollët  lehtësuese, sepse përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të turistëve në vend, është shtuar frika nga infeksionet e reja

Portugalia, e cila ishte ndër më të prekurit në Europë në fillim të krizës shëndetësore, po sheh që numri i të sëmurëve të rritet nga njëqind në fillim të majit në 300-400 në qershor.

Masa të reja të bllokimit dhe izolimit janë rivendosur në 19 rrethe periferike në veri të Lisbonës.

Deri tani në Portugali janë regjistruar në total që nga fillimi i pandemisë rreth 42 mijë raste Covid për një total viktimash prej 1576

Ora 15:04
Covid, në Rusi regjistrohen 216 viktima dhe 6556 raste infeksioni në 24 orë

Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 216 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 6556 raste të reja të testuar pozitiv me Covid.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 9,521

Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është pothuajse 654 000

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kurse javën e kaluar, ai nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit.

Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët të sakrificave të tyre, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, e cila thonë se po i lë në baltë ata dhe pacientët e tyre.

Ata gjithashtu vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.

Ora 14:38
Covid, me 233 viktima Bullgaria zgjat situatën e emergjencës shëndetësore

Në Bullgari në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 140 raste të reja të testuar pozitiv me Covid.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 233. Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është 4.831

Në Bullgari është lënë në fuqi zgjatja e situatës emergjente deri në 15 korrik, pas konstatimit të rritjeve të infeksioneve nga koronavirusi.

Autoritetet sqaruan se nuk do të imponojnë ose rivendosin masa më të rënda kufizuese, por do të ketë kontrolle të intensifikuara të atyre ekzistuese.

Ora 10:07
Greqi, rriten rastet e reja 'të importuara' me infeksionin Covid

Në Greqi po rritet frika përsa i përket numrit të rasteve të reja të infeksionit nga koronavirusi, të cilat duket se janë në rritje.

Sipas autoriteteve, shumica e rasteve të reja të identifikuara janë ‘të importuara’, teksa vendi prej disa ditësh është rihapur për turistët.

Qëkurse Greqia rihapi aeroportet e Athinës dhe Selanikut më 15 qershor, numri i rasteve të konfirmuara Covid-19 është rritur.

Sipas ‘The Guardian’, e cila citon autoritetet shëndetësore në Greqi, pothuajse një e treta e 110 infeksioneve të reja të regjistruara në javën e kaluar ishin udhëtar nga jashtë.

Ora 08:56
Covid/Amerika Latine regjistron më shumë se 2.5 milionë raste infeksioni dhe afro 117 000 viktima

Pandemia e koronavirusit vazhdon të ketë efekte të forta në Amerikën Latine ku në 24 orët e fundit infeksionet kanë arritur në mbi 2.576 000 me një rritje ditore prej më shumë se 46 mijë.

Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në më shumë se 116 mijë nga të cilat mbi 2500 u raportuan vetëm ditën e fundit.

Brazili është shteti i goditur më rëndë nga Covid.

Në vend numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, sipas shifrave zyrtare është rritur në 1 milion e 400 mijë, kurse totali i viktimave ka shkuar në rreth 60 mijë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish