Covid, nga sot Greqia rihap ishujt, nis shërbimi i trageteve

Covid, nga sot Greqia rihap ishujt, nis shërbimi i trageteve

Greqia rinisi sot shërbimin e rregullt të trageteve, ndërsa baret e restorantet gjithashtu janë celur tejsa vendi po shton përpjekjet për të shpëtuar sezonin e tij turistik.

Udhëtimi në ishuj ishte bllokuar pas vendosjes së karantinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në fund të marsit.

Të vetmit që u lejohej qasja ishin rezidentët e përhershëm, si dhe furnitorët e ushqimeve.

Por rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit, bëri që qeveria greke ta nisë sezonin e pushimeve tre javë më herët sesa data e parashikuar e 15 qershorit.

Në tragetet greke do të funksionojnë në vazhdimësi rregullat e distancimit social si dhe kufizimi i numrit të pasagjerëve.

Shërbimet shëndetësore të luftës kundër virusit të drejtuara nga shteti po shtrihen edhe nëpër ishuj, e mësohet se deri tani njësitë e kujdesit intensiv janë vendosur në Lesbos, Samos, Rodos, Zakintos dhe Korfuz, si dhe në objektet ekzistuese të Kretës.

Turizmi është pjesë thelbësore e ekonomisë greke, duke kontribuar drejtpërdrejt me më shumë se 10% të GDP-së  vendit. Mbi 34 milion vizitorë udhëtuan drejt Greqisë vitin e kaluar, duke shpenzuar atje sipas të dhënave të qeverisë, plot 18.2 miliardë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/05/2020 16:10

    Kujt i plasi për jorgjerine, ç na duhet ne se ç bën jorgjeria?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë