Covid, nga sot rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës

Covid, nga sot rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës

Nga sot në Kosovë fillon zbatimi i periudhës së re të lehtësimit të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha së qeveria shfuqizoi vendimin për mbylljen e kufijve të Kosovës, “por, të gjithë personat që hyjnë në vend detyrohet t'u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t'i zbatojnë masat kundër Covid-19",.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ata që hyjnë nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës 14 ditëshe.

Ai tha se nga sot “hapen kufijtë tokësorë në pikat kufitare: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë”, ndërsa ata që hyjnë në Kosovë “dhe posedojnë rezultat negativ për testin COVID-19, jo më të vjetër se katër ditë, nuk u nënshtrohen procedurave të vetizolimit. 

Autoritetet thanë se pas një jave do të shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së kufijve ajror, ndërsa deri me 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe rrjedhimisht i masave lidhur me hyrjen e qytetarëve në territorin e Kosovës.

Ndërkaq me propozim të ministrisë së Arsimit, të hënën fillojnë punën edhe një pjesë e institucionet arsimore.

“Kopshtet dhe çerdhet për moshat nga 0-5 vjeç, në institucionet publike e private të nivelit parashkollorë. Organizimi i ambientit dhe përgatitjet për testimin e arritshmërisë me klasat e nënta, kthimi i klasave të nënta në shkollë prej datës tetë qershor e deri me 19 qershor me qëllim të mbajtjes së testit me datën 23 qershor 2020. Organizimi i ambientit dhe përgatitja për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta, kthimi i këtyre nxënësve në shkollë prej 15 qershorit deri me 30 qershor dhe mbajtja e testit të maturës deri me katër korrik”, tha ministri Vitia.

Me vendim të qeverisë nga sot fillojnë punën edhe taksitë, barnatoret, kafenetë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare, ndërsa “puna e tyre do të përcillet me kujdes të posaçëm nga inspektorët për të siguruar respektimin e rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, meqë rreziku nga koronavisuri është ende i pranishëm.


Qeveria e Kosovës që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, vendosi masa kufizuese për të penguar zgjerimin e koronavirusit i cili deri tani ka prekur një mijë e 83 persona, 30 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkaq 843 të tjerë janë shpallur të shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dorina: 01/06/2020 12:23

    Shqiperia nuk ndodhet ne nje situate te pa qendrueshme politike, por ka nje mungese te fuqise se opozites. Edhe pse opozita eshte e paafte nuk ka arsye per nje qeveri tranzitore, nje qeveri tranzitore ne Shqiperi nuk do te funksiononte si pasoje e mungeses se komunikimit dhe mungeses se edukates nga ana e politikaneve tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin