Covid, pse dorëzohemi tani që armiku është i dukshëm?

Covid, pse dorëzohemi tani që armiku është i dukshëm?

Derisa ishte "armik i padukshëm" arritëm të mbrohemi nga koronavirusi. Të dhënat e epidemisë në Shqipëri deri në fund të majit ishin ndër më të mirat në botë, të dhënat e shpërndarjes, më të ulëtat në Europë. Problemet filluan më vonë, kur armiku u bë i dukshëm, dhe pikërisht tani që e kemi përballë nesh dhe e hasim përditë, jemi të pafuqishëm. Sepse armiku tani është kolegu ynë që futet në zyrë pa vendosur maskën, lëviz nëpër korridore dhe ulet krah nesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Armiku është i afërmi që takojmë në rrugë dhe pretendon të na përqafojë e të na puthë, ndryshe ofendohet, ose mendon se ofendohemi ne. Armiku është miku që takojmë në rrugë dhe na shtrëngon dorën fort si provë e miqësisë. Armiku janë pronarët e bareve dhe restoranteve që i lënë tavolinat njëra ngjitur me tjetrën dhe lejojnë që njerëzit të ulen në grupe pa respektuar asnjë distancë. Armiku janë ata të rinj të ulur në bar në grupe, pa maskë, dhe që i flasin në fytyrë njëri-tjetrit duke u ndjerë të pavdekshëm. Armiqtë janë tregtarët që lejojnë të futen në dyqanet e tyre pa vendosur maskën, sepse atyre, në këtë moment, iu intereson  vetëm të shesin, ndërsa neve vetëm të blejmë, edhe me kusht jetën.

Armiqtë janë politikanët që thonë se koronavirusi nuk ekziston sepse është një shpikje e qeverisë, dhe pastaj thonë jo, është një katastrofë, dhe pastaj thonë prapë se Covid nuk ekziston ndërsa të tjerë thonë që ekziston, por që e prisnin këtë valë të dytë. Madje jo, nuk e prisnim, vëreni maskën edhe brenda, jo maska nuk duhet, madje vendoseni edhe jashtë, qëndroni afër, qëndroni larg, lahuni, qëndroni në shtëpi, ose më mirë dilni... dhe në këtë mënyrë njerëzit nuk kuptojnë dhe nuk i besojnë më asgjëje.

Armiqtë janë gjithë të tjerët, ata që nuk respektojnë asnjë rregull, sepse të mbash maskën sa herë je në mes të njerëzve (tashmë është e qartë se nuk ka asnjë ndryshim kur je jashtë apo brenda) duket si një turp. Dhe besojnë se të mos përqafohesh në rrugë apo të mos japësh dorën të gjithëve nuk është edukatë e mirë dhe të dizinfektohesh është një provë dobësie. Armiku në fund të fundit jemi edhe ne vetë, nëse duke përdorur maskën (të vetëm në mes të të gjithëve) ndjehemi budallenj e të dobët dhe kështu zgjedhim ta heqim në vend që të inatosemi me të tjerët që nuk e mbajnë. Dhe ne, njësoj si të tjerët, vendosim të mos dizinfektojmë duart, sepse besojmë që virusi nuk na prek ne. Të gjithë viktimë e budallallëkut ose e egoizmit të pa masë.

Jo, nuk kuptohet se si është e mundur që pikërisht tani që armiku është më në fund i dukshëm nuk arrijmë ta mposhtim, edhe pse për ta fituar këtë betejë nuk duhen as armë dhe as masa te jashtëzakonshme: mjafton vetem të transmetojmë pak kulturë, edukatë dhe sidomos modesti. Dhe pastaj e kuptojme! Armiku i vërtetë i padukshëm për t'u mundur, mbetet injoranca.(c.b.)

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jona: 07/07/2020 09:31

    sa per vdekjet nga "kovidi", kete e rregullojne vete spitalet, pasi cdo te semuri qe nderron jete dhe ka 100 diagnoza i shtojne dhe kovidin bonus dhe i varrosin naten... nderkohe dua te di ku e marrin zarfin keta VIPat qe gjoja diagnostifikohen dhe dalin me deklarate.

    Përgjigju
  • Durresi: 07/07/2020 00:31

    Ku e shihni kete virus ??

    Përgjigju
  • karidi: 06/07/2020 17:17

    "armiku" esht nje bllof. nje komplot i qeverive te botes ndaj qytetareve te tyre, komplot ndaj industrise, komplot ndaj lirise. eshte tentativa per te vene nen kontroll te plote njerezimin, per ta gjunjezuar, per ta kontrolluar. nje stil per te na ndryshuar menyren e jeteses. gjysma e pare e vitit te shkuar shenon gati 2 fishin e te vdekurve nga semundjet krahasuar me kete vit. ndaj keto prralla tregojani injoranteve.

    Përgjigju
    • Lui: 07/07/2020 16:45

      Karidi, nuk ka thene asnje nga mjeket edhe neper bote qe virusi ka vdekshmeri te larte. Eshte thene qe ka perhapje te larte. Dmth perqindja e atyre qe vdesin eshte pothuaj e barabarte me semundjet e tjera virusale. Por infektimi i popullates eshte i larte. Sepse ky virus ka nje te vecante te keqe. Fillon dhe behet "i dukshem" 3-4 dite pasi ti je infektuar, prandaj dhe virulenca eshte e larte, sepse ne ato 3-4 ditet e para qe nuk te duket virusi, ti takon njerez te tjere dhe e shperndan. Dhe kur virusi shfaqet me simptomat (nese ke simptoma, 80% nuk kane), ti ke infektuar te gjithe ata qe ke takuar. Mora rastin qe mund te kesh simptoma, se Po te jesh asimptomatik, more ne qafe te gjithe ata qe ke takuar per 3-4 jave sa edhe virusi iken nga ty. Kurse per ato komplotet qe pretendon ti, si me virus, si pa virus ata te kane dhe do te kene nen kontroll.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës