Covid, në Itali regjistrohen 87 viktima dhe 2240 të shëruar...Rastet pozitive në botë në pragun e 6 milionë

Covid, në Itali regjistrohen 87 viktima dhe 2240 të shëruar...Rastet pozitive në botë në pragun e 6 milionë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është 5 813 000 për një total viktimash prej 360 397

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1.297 viktima shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit në 101.573 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins janë raportuar në total 1,720,613 raste të pozitivitetit ndaj codiv-19, më shumë se çdo komb tjetër.
Kalifornia ndodhet në gjendje alarmi pasi vetëm sot u raportuan 2617 raste të reja me Covid për një total prej 101 000 raste dhe 3973 viktima në total në këtë shtet.

Presidenti Donald Trump i quajti sot vdekjet më të larta në botë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara "një moment historik shumë të trishtuar" teksa vendi ka tejkaluar shifrën 100 000 të viktimave.

Në fillim të vitit, Trump shpesh e minimizoi kërcënimin e koronavirusit, duke thënë se numri i rasteve në SHBA do të zvogëlohej shumë shpejt deri në zero. Por ai sot e pranoi se numri i vdekjeve ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të viktimave amerikane gjatë 44 vite luftrash anembanë botës.

Një grup senatorësh nga të dyja partitë ripërsëritën thirrjen e tyre për një moment heshtjeje që do të mbahet të hënën për të nderuar të vdekurit nga Covid

Një propozim tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve kërkon një moment të përditshëm heshtjeje sa herë që dhoma të fillojë një seancë, si dhe një ditë kombëtare zie pasi të përfundojë pandemia dhe krijimi i një memoriali kombëtar për viktimat.

Rekord i ri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Brazil, ku u regjistruan dje 26.417 raste të reja. Totali kombëtar u rrit në 438,238, siç raportohet nga Ministria e Shëndetësisë e Brasilia. Ka pasur gjithashtu 1.156 vdekje në 24 orët e fundit për gjithsej 26.754 viktima nga koronavirusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Covid, në Itali regjistrohen 2240 të shëruar dhe 87 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 87 viktima nga koronavirusi për një total prej 33 229

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2240 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 152 884

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 516 raste të reja pozitiv për një total prej 232 248

Totali i rasteve aktive në Itali është 46 175,  rreth 1800 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 38 viktima nga koronavirusi, për një total prej 16 012. Gjithashtu sot u identifikuan 354 raste të reja pozitive për një total prej 88 537.

Të shëruar në rajon u raportuan sot 546 persona për një total prej 49842 kurse raste aktive janë 22682, 230 më pak se dje.

Ora 17:02
Covid, në Zvicër një i porsalindur viktimë nga infeksioni i koronavirusit

Autoritetet zvicerane kaë raportuar për vdekjen nga infeksioni i koronavirusit te një të porsalinduri.

Kjo është vdekja e parë në rradhët e të miturve në Zvicër.

Autoritetet federale nuk dhanë detaje shtesë mbi vdekjen. I porsalinduri u raportua se ndodhej në një spital në Kinderspital në Zyrih

Gjatë konferencës për shtyp të shërbimeve të Konfederatës, drejtori Divizionit të Sëmundjeve të Bartshme të FOPH, përveç dy vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit gjithashtu njoftoi një rritje të infeksioneve në krahasim me ditët e mëparshme, 32 raste të reja për një total prej 30.828.

Edhe dy fëmijë nga e njëjta familje u testuan pozitiv në kantonin e Bazelit

Ora 15:57
Covid, numri i viktimave në Britaninë e Madhe vlerësohet në 48 000

Sipas llogaritjeve të agjencisë PA, e cila citon Institutin Britanik të Statistikave,numri i përgjithshëm i vlerësuar i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka tajkaluar shifrwn 48,000

Shifra ndryshon nga ajo e azhurnuar çdo ditë nga qeveria britanike por edhe është më uniforme me shifrat zyrtare të publikuara nga shumica e vendeve të tjera.

Në terma absolutë, Mbretëria është në çdo rast në radhë të parë në Evropë dhe e dyta në botë pas SHBA, ndërsa në raport me popullsinë është prapa Belgjikës dhe Spanjës dhe barabartë me Italinë.

Sipas shifrave të autoriteteve numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe është 38 mijë kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 270 500.

Ora 13:24
Kina 'shpëton' nga pandemia, asnjë viktimë dhe rast i ri infeksioni gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet në Kinë sot nuk kanë regjistruar asnjë infeksion dhe viktimë të re nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, ndërkohë që Koreja e Jugut raportoi 58 raste të reja.

Komisioni kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se në 31 provincat në territorin kontinental nuk janë regjistruar raste dhe të vdekur.

Në deklaratë thuhet se 70 persona janë duke vazhduar trajtimin në spital, ndërkohë që 414 të tjerë mbahen nën mbikëqyrje si të dyshuar.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 58 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat janë regjistruar në zonat urbane në kryeqytetin Seul dhe rrethinë. I shfaqur për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në mbarë globin, duke infektuar mbi 5,8 milionë dhe duke vrarë më shumë se 358 mijë njerëz.

Në Kinë deri më tani jetën kanë humbur 4.634 persona dhe janë infektuar 82.995, kurse në Korenë e Jugut janë regjistruar 269 të vdekur dhe 11.344 raste.

Ora 12:42
Covid/Kryeministri francez: Parisi jo më 'zonë e kuqe', por rreziku nga koronavirusi ende mbetet! Zgjerohet lehtësimi i masave

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi se vendi tij po kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të masave, dhe se zona e Parisit nuk konsiderohet më një "zonë e kuqe" për përhapjen e koronavirusit.

Philippe shtoi gjithashtu se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe pasi të lehtësohen masat, qeveria do t'i kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

"Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë duhet të hapen më 22 qershor dhe shteti do të shpejtojë një plan për hapjen e shkollave të mesme në të gjithë vendin", tha Philippe.

Restorantet, kafenetë dhe plazhet do të jenë të hapura nga 2 qershori.

Më shumë se 28.500 njerëz kanë vdekur në Francë nga efektet e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në më shumë se 182,000.

Ora 11:46
Shtohen rastet me covid-19/ Koreja e Jugut mbyll 250 shkolla vetëm pak ditë pas rihapjes

Në Korenë e Jugut, më shumë se 250 shkolla që u rihapën duhet të mbyllen këtë javë për shkak të një numri të lartë të infeksioneve.

Dhe në shkollat që janë të hapura, gjërat nuk janë kthyer në normalitet.

Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati një kontroll të mirë nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.

Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen sërish masa kufizuese.

Dje zyrtarët në Korenë Jugore kanë rikthyer masat e izolimit në Seul, shtëpia e 52 milionë banorëve të këtij shteti, pas rritjes më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në pothuajse dy muaj, 79 raste në 24 orë.

“Muzetë, parqet dhe galeritë e artit do të mbyllen sërish për dy javë, duke filluar nga dita e sotme”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, teksa kompanive u është kërkuar të rikthejnë kushtet fleksibile të punës për punonjësit.

“Kemi vendosur që të ashpërsojmë të gjitha masat e karantinës në zonën e qytetit për dy javë, duke nisur nga nesër deri më 14 qershor" – tha Neung-hoo

Banorët në Seul janë këshlluar që të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve nëpër restorante dhe bare, teksa institucioneve fetare u është kërkuar vëmendje shtesë.

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare për të parandaluar përhapjen e virusit në zonën e kryeqytetit”, ka thënë Park, teksa ka shtuar se “do të na duhet të kthejmë masën e distancimit fizik”.

Kufizimet në lëvizje janë hequr më 6 maj në këtë shtet, pasi pandemia me koronavirus ishte vënë nën kontrollë.

Ora 11:03
Covid, të hënën nis në Turqi Faza 3 e pandemisë nga koronavirusi

Pasi janë lehtësuar disa nga masat e izolimit dhe bllokimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeskionit nga koronavirusi, masat e reja të shpallura nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përfshijnë rihapjen e restoranteve, bareve, parqeve, plazheve, pishinave, objekteve sportive, muzeve, kopshteve dhe qendrave të kujdesit për fëmijët.

Do të lejohen gjithashtu edhe koncerte në natyrë, ndërsa klubet e natës do të jenë ende të mbyllur. Do të hiqen edhe kufizimet e udhëtimit nga njëri rajon në tjetrin.

Punonjësit publik do të rikthehen të punojnë në punë në zyrë, por mbyllja në shtëpi për mbi 65 vjeçarët dhe nën 18 vjeçarët do të mbetet në fuqi.

Ora 11:01
COVID-19/ Përmirësohet situata në Spanjë, 1 viktimë në 24 orët e fundit

Për të dytën ditë radhazi autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë deklaron se në javën e fundit kanë humbur jetën 38 persona.

Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231.

Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.

Ora 10:58
Moska korrigjon numrin e viktimave nga COVID-19 të muajit prill, dyfishohen vdekjet

Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 në kryeqytetin rus për muajin Prill.

Departamenti i shëndetit të qytetit tani thotë se 1,561 njerëz vdiqën nga epidemia dhe jo 639 siç u njoftua fillimisht.

Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte madje edhe rastet më të “diskutueshme” të humbjes së jetëve.

Gazetarët në Moskë kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por ishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim faktesh.

Rusia aktualisht ka gati 380,000 raste të konfirmuara me koronavirus, numri i tretë më i lartë në botë pas SHBA dhe Brazilit. Përkundër kësaj, numri zyrtar i vdekjeve zyrtare të Rusisë është vetëm 4,142.

Qeveria thotë se programi i testimit masiv të vendit është përgjegjës për shkallën e ulët të vdekshmërisë, por shumë besojnë se shifrat janë në të vërtetë shumë më të larta. 

Ora 09:27
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar 741 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 180 mijë.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 39 pacientë tjerë kanë vdekur si pasojë e efekteve të sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8,450.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa numri i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit.

Më 27 maj, kancelarja gjermane, Angela Merkel porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse.

"Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë", u tha ajo gazetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund