Covid, regjistrohen tre viktima dhe 88 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Covid, regjistrohen tre viktima dhe 88 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të hënën regjistroi tri viktima nga koronavirusi, 88 të infektuar të rinj dhe 123 të shëruar.

Shifrat e viktimave dhe të rasteve të reja, të cilat i referohen testimit të 973 mostrave, janë më të ulëtat në dy javët e fundit.

Në lidhje me viktimat e fundit, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se dy janë nga Shkupi dhe një nga qyteti i Shtipit.

Sipas tij, ato kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç dhe me sëmundje tjera kronike.

Me këto viktima, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkon në 385 - shumica prej tyre janë nga Shkupi, Struga, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Sa u përket të të infektuarve të rinj, Shkupi është në vendin e parë me 30 raste të reja, Shtipi 13 dhe Struga 11. Numër më i vogël i të infektuarve është regjistruar në 13 qytete tjera.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, numri më i lartë nga 123 të shëruarit është shënuar në Shkup, 70 raste, dhe në Tetovë 31 raste.

Sipas të dhënave të publikuara, pas një periudhe të gjatë, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve, përkatësisht nga 8,197 të regjistruar me koronavirus, të shëruar janë 4,326, ndërsa raste aktive janë 3,486.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 78,133 teste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese

'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese