737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali

737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali

Bashkim Kopliku dhe ambulancat te spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në përballjen me COVID. Janë shënuar  737 raste të reja dhe 13 humbje jete, duke regjistruar një rënie të lehtë nga shifrat e ditës së djeshme, kur u regjistrua një rekord 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete.  

Mësohet se viktimat janë pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Kujtojmë se sot u njoftua edhe ndarja nga jeta prej COVID edhe e ish-futbollistit lezhjan Nikolin Lorenci.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se 24 orët e fundit janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

737 rastet pozitive janë shpërndarë 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,  2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që situata në spitalet COVID paraqitet me 443 pacientë, nga të cilët 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          737

Të shëruar ne 24 orë                      414

Të shtruar në spitale                       443

Humbje jete në 24 orë                  13

Testime ditore                                  2.470 

 

Testime totale                   170.764

Raste pozitive                       32.196

Raste të shëruara                15.469

Raste Aktive                           16.042

Humbje jete                            685

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   8386

Durrës                  1184

Elbasan                 744

Fier                        1204

Korçë                    888

Vlorë                     769

Shkodër               856

Lezhë                    660

Berat                     487

Kukës                    325

Dibër                     133

Gjirokaster         406

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Një tjetër humbje e madhe! Koronavirusi i merr jetën profesorit të njohur shqiptar

Doktori i Shkencave Gjeologjike dhe profesori i Associuar, kuksiani Hamit Noka, mësohet se ka ndërruar jetë. Lajmi bërë i ditur në rrjetet sociale nga të afërmit e tij. Mësohet se ai ka humbur jetën nga COVID-19.

Noka ishte një personalitet në shkencën e gjeologjisë jo vetëm në Kukës, por në gjithë Shqipërinë. Personalitet i shquar në fushën e kërkimeve dhe studimeve gjeologjike.

Ora 21:36
I prekur me COVID/ Ndërron jetë ish-zv, kryeministri shqiptar! Vdiq në avion, ishte nisur për kurim në Itali

COVID-i i ka marrë jetën Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. Mësohet se ai ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë u nis me avion drejt Italisë. Fatkeqësisht mësohet se ai ndërroi jetë në avion.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

Ora 16:36
Disa punonjës me COVID/ Mbyllet pjesërisht Drejtoria Rajonale e Tatimeve dhe 3 fasoneri në qarkun e Gjirokastrës!

COVID-i ka deportuar në disa institucione në qarkun e Gjirokastrës, e për pasojë është marrë vendimi për mbylljen e pjesshme të tyre. Kështu mësohet se është mbyllur Drejtoria Rajonale e Tatimeve, 3 fasoneri, 2 prej të cilave në Përmet, disa zyra në spitalet rajonale'Omer Nishani' pasi kanë rezultuar pozitiv disa punonjës.

Ora 11:41
E trishtë/ Prej një jave në spital me COVID, humb jetën ish-futbollisti i njohur lezhjan

Një tjetër personazh i njohur ka humbur jetën prej COVID-19 në Shqipëri.

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti lezhjan Nikolin Lorenci

Në moshën 72-vjeçare, Lorenci ishte prej një jave i shtruar në spital me simptoma të koronavirusit.

Lorenci ka qenë ''Qytetar Nderi " i Lezhës. Ai ka dhënë kontributin e tij për sportin e qytetit si lojtar por edhe si trajner i Besëlidhjes.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum