Covid, në Itali regjistrohen 72 vdekje! Rreth 110 mijë viktima në SHBA… Brazili planifikon të largohet nga OBSH-ja

Covid, në Itali regjistrohen 72 vdekje! Rreth 110 mijë viktima në SHBA… Brazili planifikon të largohet nga OBSH-ja

Në të gjithë botën numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi ka shkuar në 6 milionë e 750 mijë kurse numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 395 mijë.

Në SHBA numërohen 1.9 milionë raste të koronavirusit dhe rreth 110,000 viktima.

Por elementi më alarmant - nënvizon New York Times, në bazë të bazës së të dhënave të tij - është se ne ende raportohen mesatarisht mbi 20 mijë raste të reja infeksioni në ditë, veçanërisht në jug të vendit dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, i karakterizuar nga shpërthime të reja.

Një shqetësim i madh është gjithashtu i lidhur me rritjen e mundshme të infeksioneve për shkak të protestave që po zhvillohen në të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1297 të shëruar dhe 72 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë 72 viktima nga koronavirusi për një total prej 33 846 

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1297 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 165 078

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 270 raste të reja pozitiv për një total prej 234 801

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 27 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,249 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 142 raste të reja të pozitivitetit Covid

Ora 15:31
Mbi 40,000 persona të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka tejkaluar shifrën 40,000.

Ky lajm vjen pas raportimit të 357 viktimave të reja me këtë virus nëpër spitalet britanike, shtëpitë e kujdesit dhe pjesën tjetër të komunitetit, ka njoftuar Departamenti për Shëndetësi.

Aktualisht numri i të vdekurve është rritur në 40,261.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në botë, me numrin më të madh të të vdekurve, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në muajin mars, këshilltari qeveritar, Patrick Vallance, pati thënë se mbajtja e numrit të vdekjeve nën 20,000 do të përbënte “rezultat të mirë”.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universtetit Johns Hopkins, 1.8 milion persona janë infektuar me këtë virus në territorin amerikan.

Prej tyre, mbi 100,000 kanë vdekur.

Ora 14:59
Situatë e rëndë në Rusi, regjistrohen 8.800 raste të reja me Covid

Rusia sot raportoi 8.855 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në 458.689.

Sipas ekipit emergjent të vendit, janë regjistruar 197 vdekje të reja dhe 8.708 të shëruar gjatë 24 orëve të kaluara.

Numri i vdekjeve në vend u rrit në 5.725, ndërsa gjithsej 221.388 njerëz janë shëruar që nga fillimi i pandemisë. Javën e kaluar, qeveria ruse filloi të heqë kufizimet kundër koronavirusit brenda vendit, duke thënë se situata është stabilizuar, dhe vazhdoi me rihapjen e ekonomisë.

Kryeministri Mikhail Mishustin njoftoi një plan trefazor për kapërcimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia, duke sugjeruar stabilizim deri në fund të vitit, rimëkëmbje të plotë në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe arritjen e një rritjeje të qëndrueshme në fund të vitit 2021.

Qeveria nuk ka vendosur ende për rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit, duke vazhduar ndalesën e udhëtimit të trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor dhe duke mbajtur të mbyllur kufijtë për të huajt.

Pandemia ka marrë më shumë se 395.000 jetë në botë. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Ora 08:41
Koronavirusi, përkeqësohet situata në Amerikën Latine! Presidenti Bolsonaro planifikon të largohet nga OBSH-ja

Pandemia e koronavirusit vazhdon ketë kontrollin mbi Amerikën Latine.

Në 24 orët e fundit kurba e infeksioneve ka treguar një rritje të qartë me 1,238,101 raste totale (+84,163), ndërsa të vdekurit kanë arritur në 62.195 (+2.851).

Brazili vazhdon të tërheq vëmendjen e ekspertëve si për numrin e të infektuarve, 645.771 (+30.830), ashtu edhe për numrin e vdekjeve që janë 35.026 (+1,005).

Presidenti i Brazilit kërcënon daljen nga OBSH

Ndërkohë, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka kërcënuar dje se Brazili do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetit, siç edhe bëri homologu i tij amerikan Donald Trump, duke e akuzuar atë për "paragjykime ideologjike".

"Shtetet e Bashkuara kanë braktisur OBSH dhe ne po planifikojmë ta bëjmë në të ardhmen. Ose OBSH të punojë pa paragjykime ideologjike, ose do t'i abandonojmë edhe ne. Ne nuk kemi nevojë për të huaj që bëjnë gjykime për shëndetin tonë", tha Bolsonaro.

Përgjatë krizës së koronavirusit, si Trump dhe presidenti i Brazilit ka minimizuar ashpërsinë e sëmundjes duke nxitur popullatën për të bërë një jetë normale dhe duke lavdëruar efektivitetin e një trajtimi që ndan shkencëtarët si është hidroksilklorina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve