Covid shpall armëpushim? Mutacionet dhe agresiviteti, kështu po ndryshon koronavirusi

Covid shpall armëpushim? Mutacionet dhe agresiviteti, kështu po ndryshon koronavirusi

Repartet e kujdesit intensive po zbrazen, departamentet spitalore kushtuar Covid-19 po "marrin frymë" dhe duke se në Europë ka gjithnjë e më pak infeksione. Duket se koronavirusi i ri po shpall armëpushim.

Ndërkohë, shkencëtarët flasin për mutacione, të cilat e modifikojnë koronavirusin në krahasim me origjinalin. Por a ka ndonjë lidhje midis këtyre dy dukurive?

Sars-CoV-2 ndryshon

"Koronavirusi ka zhvilluar 200 mutacione”,- Kjo u zbulua nga një studim i cili analizoi gjenomin e virusit në 7.500 persona pozitivë, duke treguar praninë e mutacioneve të ndryshme, të pranishme në të gjitha vendet më të prekura.

"Të gjitha viruset ndryshojnë natyrshëm", tha njëri prej koordinatorëve të studimit, i cituar nga ANSA. "Mutacionet në vetvete nuk janë një gjë e keqe. Por një problem me mposhtjen e virusit është se vaksina ose ilaçi nuk mund të jetë më efektiv nëse virusi ka mutacione të forta." .

Massimo Ciccozzi, drejtues i Njësisë së Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare të Universitetit të Universitetit Bio-Medico, pjesë e studimit, theksoi për AdnKronos se Sars-CoV-2 "po vazhdon të ndryshojë": Koronavirusi ndryshon sepse kjo është ‘puna’ e tij - "shpjegoi ai, duke cituar një studim nga Universiteti i Zhejiang që zbuloi 30 ndryshime te koronavirusi.

Konkretisht, studiuesit identifikuan 14 mutacione të proteinës Spike, e cila lejon që koronavirusi i ri të depërtojë dhe sulmojë trupin e njëriut. Një prej këtyre ndryshimeve, i identifikuar si D614G, e ka bërë kohën e transmetimit të infeksionit më të shprejtë

A është dobësuar koronavirusi? A munden këto mutacione të dobësojnë ose forcojnë Covid?

Sipas ekspertëve nuk ka ende prova për asnjërën. Për momentin, asgjë nuk duket se tregon se "koronavirusi i ri po ndryshon më shpejt ose më ngadalë nga sa pritej, ose nëse po bëhet pak a shumë vdekjeprurës dhe ngjitës.

Sipas Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë në Itali për emergjencën Covid-19, "nga pikëpamja mikrobiologjike dhe epidemiologjike, virusi është gjithmonë i njëjtë".

Roberto Cauda, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të spitalit Gemelli në Romë, gjithashtu tha për Agorà se nuk kishte "elementë që tregojnë se virusi po dobësohet". Rënia e rasteve sipas tij është "efekti i masave të bllokimit".

Sipas Ciccozzi, "nuk ka prova për të thënë se këto mutacione e bëjnë atë më pak agresiv ". Por ai pranon: Nëse shohim të dhënat e ardhura nga spitalet dhe kujdesi intensiv, duket se sëmundja po bëhet më pak e rrezikshme.

Sipas tij, masat e bllokimit dhe mutacionet kanë funksionuar në favorin tonë, duke zbutur qarkullimin e Sars-CoV-2. Ciccozzi tha gjithashtu se “kjo nuk do të thotë aspak të ulim vigjilencën, duhet të vazhdojmë të respektojmë masat distancuese, të mbajmë maska dhe të jemi të kujdesshëm në lidhje me higjenën e duarve".

Sëmundja "po ndryshon" gjithashtu sipas Massimo Clementi, profesor i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos i cili thotë se: Në njësitë e kujdesit intensiv, pacientët nuk janë më në gradën e fundit dhe rrezikun e madh për jetën. Po sipas tij, koronavirusi e ka humbur forcën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri