Covid, thellohet misteri i gruas që do dëshmonte se koronavirusi kishte dalë nga laboratori i Wuhan

Në laboratorët e Institutit të Virologjisë Wuhan, struktura që dyshohet të jetë në qendër të infeksionit, Shi Zhengli njihej si "bat-woman". Që nga viti 2004, studiuesja  55-vjeçare ka hulumtuar lakuriqët e natës, të dyshuar për transmetimin e koronavirusit të Sarsit te njerëzit.

Për këtë arsye, më 30 dhjetor Wang Yan Yi, drejtori i institutit, udhëzoi që ajo të linte Shanghain dhe të kthehej në Wuhan ku do  të hetonte analizat e disa pacientëve që vuajnin nga pneumonia misterioze.

Më datën 2 janar një email nga Drejtori i Institutit urdhëronte studiuesen kineze të ndalonte vazhdimin e hulumtimit. Por gabimi fatal i "bat-woman" ishte raporti shkencor i botuar më 23 janar në Nature, në të cilin ajo shpjegonte se kishte zbuluar më 14 janar infeksionin e koronavirusit, gjashtë ditë para se Pekini ta zbulonte atë për botën.

Vetë Shin Zhengli tregoi historinë e saj në intervistën e 11 marsit dhënë për  Jane Qiu, bashkëpunëtore  kineze  e ‘Science American’. Zhengli tha gjatë intervistës se koronavirusi mund të kishte dale nga laboratori i Wuhan. "Mund të ketë dalë nga laboratori ynë – pranoi ajo – kam kaq ditë që mendoj, është një barrë e vërtetë mbi ne, nkam kaq ditë pa fjetur”.

Po në intervistë ajo tha, pa shpjeguar arsyet, se i kishte braktisur studimet për koronavirusin.

Më 11 prill në një tjetër intervistë Shi Zhengli deklaroi se kur kishte studiuar  sekuencën e gjenomit Covid-19, kishte pare se ishte 96% identik me ato të studiuara në laboratorin e Wuhan.

Gjithashtu për këtë arsye, një javë më parë shumë thashetheme të përhapura flisnin se

Shi Zhengli kishte përgatitur një dosje sekrete ku flitet për ‘arratisjen’ e Covid nga laboratory I Wuhan, të cilët ishte gati ta dorëzonte te autoritetet franceze.

Në fakt deri tani kjo nuk ka ndodhur por gjithashtu nuk dihet as vendi ku ndodhet "bat-woman".

  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento

Komente

  • Shkodrani: 09/05/2020 10:42

    Mos ja u prite zoti rrezikun e ju humte fara e juj.

    Përgjigju
    • Niku: 09/05/2020 12:21

      Ja dukagjinasi i Shkodres. Po pse po trun mer shok? jep ma mire nje mendim, apo thuaj, asht me veshtire.



×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër