Covid, ulet mosha e të infektuarve në Itali! Identikiti i rasteve të reja (VIDEO)

Në 30 ditët e fundit në Itali është ulur ndjeshëm mosha e të infektuarve të rinj me Covid-19, gjë që ka hedhur poshtë idenë që të rinjtë janë "imunë" nga koronavirusi, dhe të vetmit në rrezik janë të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera të mbartura. Ndërsa po vazhdon ende pandemia, identikiti i pacientit COVID gjithashtu ka ndryshuar, ata janë shumë më të rinj krahasuar me disa muaj më parë.

Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Lartë i Shëndetit, i azhornuar më 14 korrik, mosha mesatare e personave që janë të infektuar me virusin COVID ka rënë në mënyrë dramatike, nga mbi 60 vjeç, në momentet e fillimit të pandemisë, në 46 vjeç në ditët e tanishme.

Nga të dhënat duket qartë se në muajin e fundit, më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj (57.6% e totalit) janë nën moshën 50 vjeç, ndërsa shifrat e përgjithshme që nga fillimi i pandemisë tregonin vetëm 31.4% . Fasha moshore që ka pësuar pikun më të madh është ajo midis 19-50 vjeç, e ndjekur nga ajo e më të rinjve (0-18 vjeç). Në muajin e fundit, vetëm 18% e të rinjve të infektuar ishin të moshës mbi 70 vjeç, duke përgjysmuar kështu përqindjen në krahasim me fillimin e emergjencës shëndetësore.

Sidoqoftë, Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali thotë se shumica e të rinjve janë asimptomatikë, sidomos ata që i përkasin grupmoshës 7-29 vjeç, por potencialisht infektues dhe të rrezikuar të përfundojnë të ospitalizuar

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i ‘Yale’ në Shtetet e Bashkuara, kërcënimi i ri i koronavirusit është nga asimptomatikë që janë përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në mbarë botën.

Identikiti i të infektuarve të rinj

Në muajin e fundit, një identikit i ri i pacientit me koronavirus, ka dalë nga fotografia e marrë nga Instituti i Lartë i Shëndetit. Në fakt, variacione janë gjetur edhe në lidhje me gjininë; në muajin e fundit distance moshore midis burrave dhe grave pothuajse është niveluar, duke arritur në 50.9% për gjininë mashkullore dhe 49.1% për gjininë femërore. Sidoqoftë, që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar më shumë gra (54.1%) sesa burrat (45.9%).

Sipas Luigi Bertinato, studiues nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali, analizimi i të gjithë të dhënave do të jetë shumë i dobishëm për menaxhimin e koronavirusit në vjeshtë, kur mund të përsëritet një valë e dytë Covid, pasi "virusi nuk është zhdukur dhe vazhdon të qarkullojë ".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh komitetin drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi

Meta mbledh komitetin drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi