Covid vazhdon të na surprizojë…një tjetër shenjë e infeksionit nga koronavirusi

Covid vazhdon të na surprizojë…një tjetër shenjë e infeksionit nga koronavirusi

Diçka e re zbulohet çdo ditë: midis efekteve të infeksionit prej Covid-19 ka edhe një rritje të presionit sistemik të gjakut. Hulumtimi u krye nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos që shpjegon shkaqet e tij

Deri tani kemi mësuar pothuajse gjithçka për Covid, por çdo ditë që kalon ka gjithmonë diçka të re. Sipas një hulumtimi të kryer nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos në Itali, përveç mushkërive (shënjestra e tij e preferuar), lëkura, sistemi nervor dhe organet e tjera si zemra dhe truri, koronavirusi shkakton edhe rritje te vazhdueshme te presionit sistemik të gjakut.

Si rritet presioni

Ndërsa problemet e frymëmarrjes bëhen gjithnjë e më serioze, Covid evoluon në një patologji vaskulare që përcakton paqëndrueshmërinë hemodinamike. Studimi, i kryer nga Universiteti Shtetëror i Milano midis dy grupeve kërkimore, klinika dhe laboratori, dhe I botuar në revistën e specializuar ‘Evropian Journal Respirator’, tregon se si disa të infektuar nga koronavirusi mund të pësojnë një degradim progresiv të funksionalitetit të indit që mbulon sipërfaqja e brendshme te enëve të gjakut dhe që shoqërohet me një rritje të presionit, apo thënë ndryshe hypertension.

Shoqata Italiane e Hipertensionit Arterial tregon se në Itali hipertensioni prek mesatarisht 33% të burrave dhe 31% të grave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet