Covid/ Virologia Yan: Covid është një patogjen i krijuar në laborator, askush nuk thotë të vërtetën… OBSH bashkëpunon me Pekinin

Covid/ Virologia Yan: Covid është një patogjen i krijuar në laborator, askush nuk thotë të vërtetën… OBSH bashkëpunon me Pekinin

Virologia Li-Meng Yan është rikthyer për të drejtuar sërish gishin drejt Kinsës dhe ka fajësuar qeverinë e Pekinit se ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2.  

"Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të dalë nga një laborator. Askush nuk po thotë të vërtetën… OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze". 

E intervistuar nga Maria Luisa Rossi Hawkins, e ‘News Mediaset’ ajo gjithashtu ka premtuar se nxjerrë në dritë prova që do të konfirmonin teorinë e saj.

"Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam botuar tashmë. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush ishte në posedim të substancave të përdorura. Të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë ".

Li-Meng Yan e quan pandeminë "një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë". 

Ajo tregoi gjatë intervistës se shumë kolegë të saj i kishin thënë  që të mbylle gojën dhe ta fshihte të vërtetën. 

"Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit," theksoi Yan.

Virologia gjithashtu i dërgoi një mesazh komunitetit shkencor, i cili e akuzon atë se në botimin e parë kishte përhapur një teori të pabazuar.

"Unë kam vite që punoj në këtë fushë, jam në krye të hulumtimit dhe e di se si funksionon. Studimi që botova është shumë i qartë. Shkencëtarët dhe revistat që më kritikuan nuk e kanë parë atë me kujdes”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë