Covid-19, 1 viktimë në Kosovë dhe 3 në Maqedoninë e Veriut

 Covid-19, 1 viktimë në Kosovë dhe 3 në Maqedoninë e Veriut

Situatë  e përmirësuar e pandemisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen në Kosovë është shënuar një viktimë nga Covid-19, duke çuar në 649 numrin total të viktimave. Ndërkohë që janë regjistruar 98 raste të reja duke bërë që totali i tyre të arrijë në 16.345, 1.291 prej të cilëve janë ende aktivë.

Rastet pozitive janë regjistruar në ; Komunën e Prishtinës 37 raste,  Komunën e Vushtrrisë10 raste,  Komunën e Drenasit 9 raste,  Komunën e Deçanit 6 raste,  Komunën  e Mitrovicës 6 raste,  Komunën e Fushë Kosovës 4 raste,  Komunën e Gjilanit 4 raste,  Komunën e Prizrenit 4 raste,  Komunën e Lipjanit 3 raste,  Komunën e Malishevës 3 raste,  Komunën e Ferizajt 2 raste,  Komunën e Podujevës 2 raste dhe me nga një rast në Komunën e Hani i Elezit, Istogut, Kamenicës, Klinës, Pejës, Shtimes, Skenderajt dhe Suharekës.

Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 80 persona të infektuar me Covid-19 duke çuar në 21.193 numrin total të të infektuarve. Ndërkohë që janë shënuar 3 viktima dukë bërë që të arrijë në 800 numri i viktimave, shumica prej të cilëve nga Shkupi.

Ndërkohë, në kuadër të masave për mbrojtje nga pandemia Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e maskave në hapësirat publike, përveç në rastet e aktiviteteve fizike në natyrë dhe në makinë kur udhëtojnë persona të njëjtës familje. Maskat do të jenë të obligueshme edhe në hapësira publike, transport publik dhe institucione publike ndërsa pas orës 22.00 nuk do të lejohen grumbullime të më shumë se katër personave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja