Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 1200 viktima brenda një dite në SHBA

Rastet e infeksionit nga koronavirusi në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën 1.275 000 ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar pragun e 70 mijë.

Në SHBA numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 9600 ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 1200 viktima kurse ai i infeksioneve është 337 mijë, gati trefish i Italisë dhe Spanjës dhe katërfishi i Kinës.

Shteti më i prekur është akoma ai i Nju Jorkut, ku infeksioni po përhapet si zjarr i egër.

Rastet e Covid-19 në New York janë rritur në mbi 122,000, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 4200, gati sa gjysma e vdekjeve të regjistruara në shkallë vendi.

Në Washington ndërkohë ende mungon një urdhër federal bllokimi dhe izolimi teksa presidenti Trump përkundrazi mbetet ende i mendimit të rihapë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur pavarësisht se nuk e fsheh kriticitetin e situatës ndërsa u shpreh se "java që hyjmë do të jetë e vështirë.

“Do të ketë shumë më shumë vdekje por që do të jenë sidoqoftë më pak se sikur të mos kishim ndërmarrë asnjë masë."- tha presidenti amerikan.

Në SHBA kreu i Shërbimit të Shëndetit Publik Jerome Adams bëri parashikimin e zymtë teksa tha se këto dhjetë ditë do të jenë ditë ferri dhe se mund të krahasohen me ndikimet me sulmet mbi Pearl Harbour apo ato të 11 shtator mbi kullat binjake teksa në 48 orët e fundjavës pati 2.500 vdekje

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Studimi bazuar në të dhënat e Kinës: Katër nga 5 pacientë nuk shfaqin shenja të koronavirusit

1586195900_koronavirusshenja.jpeg

Sipas një studimi të fundit bazuar nga të dhënat e Kinës, katër pacientë nga pesë të prekur nga koronavirusi nuk shfaqin shenja të sëmundjes.

Sipas New York Times, autoritetet kineze kanë nisur që nga 1 prilli që të publikojnë numrin e rasteve të pacientëve pa shenja të sëmundjes, por që janë pozitiv ndaj COVID-19.

Shumë ekspertë pretendojnë se raste të pavëzhguara apo pa shenja të infeksionit të koronavirusit, mund të jenë një burim i rrezikshëm ngjitjeje e përhapjeje.

Më konkretisht, duke iu referuar studimit kinez, rezultuan pa simptoma 130 persona nga 166 të identifikuar, ose thënë ndryshe 78% e tyre.

Pjesa më e madhe e 36 rasteve pozitive dhe me shenja të sëmundjes, ishin persona të hyrë në Kinë nga jashtë shtetit.

Ora 18:26
Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve të reja dhe pacientëve në terapi intensive

Italia është ende në kulmin e saj të pandemisë dhe kurba e rënies ende nuk ka nisur. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 636 të vdekur ndërsa një ditë më parë ishin 525 viktima.

Numri i të infektuar për 24 orët e fundit ka shënuar ulje, ku 1941 persona kanë rezultuar pozitiv sot, ndërsa një ditë më parë ishin 2972.

Lajmi i mirë është se Italia po ja del është pasi numri i pacientëve në kujdes intensiv, prej tre ditësh janë në rënie. Sot ka 3898 pacientë në kujdes intensiv, 79 më pak se dje.

Ndërsa numri i pacientëve me simptoma mbeti praktikisht i qëndrueshëm 28 976 persona , 27 më shumë se dje.

Ora 16:52
Koronavirusi, ceremonia funerale për viktimat vetëm 5 minuta me pesë të afërm (FOTO)

Funerale shumë të shkurtra, me pak të afërm për të përballuar numrin e lartë të vdekjeve.

Kjo është një nga shumë aspektet e tmerrshme të epidemisë së koronavirusit që ka goditur Spanjën.

Sipas CNN, në varrezat gjigante ‘La Almudena’ në Madrid, ceremonia e varrimit zgjat vetëm 5 minuta, me vetëm 5 familjarë të cilët mund të filmojnë me celularë ceremoninë live apo për tjua treguar të afërmve të tjerë.

Arkivoli spërkatet me ujë të bekuar dhe merret nga punëtorët me karrocë. Nuk ka fjalime, as ceremoni publike. Nuk ka as kohë për të thënë lamtumirë.

Deri tani në Spanjë numërohen rreth 135 mijë të identifikuar positive më Covid-19 dhe më shumë se 13 mijë viktima. Madridi zyrtar ka raportuar se për të pestë ditë me rradhë numri i vdekjeve në ditë ka filluar të ulet

Ora 16:24
Koronavirusi, Kryeministri britanik Boris Johnson flet nga spitali ku ndodhet i shtruar

Në një postim në Twitter, kryeministri britanik Boris Johnson I cili ndodhet që nga dita e djeshme në njërin nga spitale e Londrës ka shkruar se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe shpirtërore dhe ka bërë thirrje që njerëzit të qëdrojnë në shtëpi.

Statusi i Jonson në Twitter

“Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë.

Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t'i mbajtur të gjithë të sigurt”.

55 vjeçari Boris Johnson, i cili deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi, dje duhej të hiqte dorë edhe prej karantinës në shtëpi. Ai është lideri i parë botëror që shtrohet në spital si pacient nga koronavirusi.

E fejuara e tij dhe gruaja e ardhshme, Carrie Symonds 32 vjeçe shtatzënë në muajin e gjashtë, edhe ajo prej ditësh në karantinë prej koronavirusit, tani ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kryeministri britanik ishte partizan i teorisë së asaj që njihet si 'Imuniteti i tufës' dhe që në fillimet e epidemisë nisi ta zbatonte në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas teorisë së kryeministrit, britanikët nuk duhet ti nënshtroheshin asnjë mase kufizuese në mënyrë që rreth 60% e popullsisë të infektohej dhe të fitonte imunitet nga koronavirusi pavarësisht se do të kishte edhe shumë vdekje. 

Ora 16:00
Koronavirusi, Italia aktivizon satelitin ‘Copernicus’ për të monitoruar territorin dhe shkelësit e masave të izolimit

Pas pasojave të rënda nga koronavirusi, Itali ka vendosur të ashpërsoj më tepër masat.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç ka njoftuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se Mbrojtja Civile në Itali ka aktivizuar programin europian të vëzhgimit satelitor, “Copernicus”, për të shënjuar strukturat e përkujdesjes shëndetësore dhe pikat e grumbullimit të qytetarëve të cilët thyejnë karantinën. Në këtë mënyrë do të monitorohet territori dhe aktivitetet e ndryshme në hapësirat publike gjatë emergjencës COVID-19.

Mesa duket vendimi  vendimi ka ardhur kryesisht nga numri i lartë i atyre që kanë shkelur rregullat e karantinës. Vetëm gjatë fundjavës, në Itali janë gjobitur më shumë se 20 mijë persona nga forcat e rendit, të cilët nuk respektuan masat e qeverisë. Gjithashtu, autoritetet kanë kontrolluar dhe bizneset ku janë sanksionuar 115 administratorë, ndërsa 24 kompani janë urdhëruar që të mbyllin aktivitetin.

Ora 14:31
Koronavirusi, nga 14 prilli Austria do lehtësojë masat kufizuese

Austria është një nga vendet e para europiane që gradualisht do çlirohet nga masat antikoronavirus.

Lajmi u njoftua nga Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë të përbashkët shtypi me Zëvendës Kancelarin Werner Kogler.

Kurz shpjegoi megjithatë, se kufijtë mund të mbeten ende të mbyllur për një kohë të gjatë.

"Për sa kohë që nuk ka vaksinë ose ilaçe efektive, kjo sëmundje do të qëndrojë me ne për një ko9hë të gjatë. Deri atëherë nuk do të ketë liri për të udhëtuar” -  tha kancelari konservator.

Nëse kufijtë do të rihapeshin, shtoi ai, ekziston rreziku që koronavirusi të importohej përsëri.

Danimarka dhe Republika Çeke gjithashtu po diskutojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese.

Sipas Kancelarit do të rihapen dyqanet e vogla (deri në 400 metra katrorë), parqet dhe çerdhet duke nisur nga data 14 prill kurse nga data 1 maj do të rihapen edhe qendrat tregtare.

Edhe restorantet, baret dhe hotelet do të rinisin biznesin e tyre nga mesi i muajit maj. Për panairet, sallat e koncerteve dhe eventet kulturore do pritet deri në fund të muajit qershor kurse detyrimi për të mbajtur maska do shtrihet jo vetëm në supermarket por edhe në transportin publik.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar disa vende që po tentojnë të heqin kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Ghebreyesus  tha se “Vendet që nxitojnë të heqin kufizimet e karantinës të vendosura për të frenuar rrezikun e pandemisë nga Covid-19, rrezikojnë një rënie ekonomike "edhe më të rëndë dhe më të zgjatur" dhe një ‘ringjallje’ të rasteve pozitive me COVID-19.

"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë", tha Tedros gjatë një konferencë në selinë e agjencisë në Gjenevë.

"Në fund të fundit, mënyra më e mirë për vendet për t'i dhënë fund kufizimeve dhe për të lehtësuar efektet e tyre ekonomike është sulmi ndaj koronavirusit”.

Ora 13:59
Koronavirusi-Ekuador, 150 kufoma nëpër rrugë. 4000 arkivole kartoni për të varfërit (FOTO)

Në Ekuador, në qytetin Guayaquil në jug-perëndim të vendit autoritetet kanë dërguar 4000 arkivole kartoni për të përshpejtuar varrosjet e trupave që vazhdojnë të grumbullohen anës rrugës pasi nuk mund të përballohet numri i lartë i viktimave prej koronavirusit.

Sipas agjencisë Efe, rreth 150 kufoma që ndodheshin prej më shumë se një jave nëpër banesa apo rrugë janë mbledhur nga ushtria dhe policia dhe po sistemohen në arkivole kartoni pasi familjarët nuk kanë të holla për shpenzimet e varrimit.

Deri tani në Ekuador ka patur mbi 3000 raste infeksioni dhe më shumë se 180 viktima.

Ora 13:28
Koronavirusi-Maqedonia e Veriut, vdesin tre pacient nga Covid-19, numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 21

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, gjatë natës kanë humbur jetën prej infeksionit nga koronavirusi 3 persona duke e rritur numrin e vdekjeve në 21.

Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës.

Sipas statistikave në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 persona të dyshuar se janë prekur nga infeksioni po mbahen nën vëzhgim kurse numri i të shëruarve është 23.

Në Malin e Zi autoritetet kanë raportuar për 223 raste të prekur nga koronavirusi teksa në vend ka deri tani 2 viktima.

Ora 13:05
Koronavirusi-Suedi, pendohet qeveria dhe vlerëson ndërmarrjen e masave kufizuese

Koronavirusi tani po frikëson edhe Suedinë, e cila mund të heqë dorë nga linja e butë e ndjekur në situatën e pandemisë nga koronavirusi.

Sipas 'SkyNews24', qeveria në Stokholm pritet të miratojë masa kufizuese si dhe vendet e tjera evropiane, përballë rrezikut që numri i viktimave të rritet ndjeshëm.

Deri më tani Suedia ka mbajtur një qasje jo si pjesa tjetër e Europës, duke hedhur poshtë idenë se izolimi ishte mënyra më e mirë.

Në Suedi masat e marra deri më tani kanë të bëjnë vetëm me mbylljen e shkollave për disa cikle dhe ndalimin e tubimeve kur numri i pjesëmarrësve është mbi 50 personave. Në ditët e fundit, megjithatë, numrat në kurbën e pandemisë e kanë dobësuar besimin e qeverisë. Infeksionet janë mbi 7,000 dhe mbi të gjitha shkalla e vdekshmërisë është më e lartë se në tre vendet e tjera skandinave.

Tani ekziston shqetësimi për përkeqësimin e epidemisë në kryeqytet dhe rëndimi i situates në shtëpitë e të moshuarve.

Me situatën që përkeqësohet në mënyrë progresive, qeveria Socialdemokrate ka kërkuar më shumë fuqi ligjore në rast se do të vendosë të mbyll aeroportet, pjesë të transportit publik apo dhe mbyllje të aktiviteteve tregtare, veç atyre esenciale.

Kryeministri Stefan Lofven tani ka pranuar se kriza mund të zgjasë me muaj dhe se autoritetet po përgatiten për skenarin e mijëra vdekjeve.

Qëndrimi i deri tanishëm i qeverisë suedeze është kritikuar nga ekspertët virologë dhe imunologë. Prej ditësh ata kanë paralajmëruar qeverinë se nuk ka asnjë provë shkencore që imuniteti i tufës do japë rezultate.

I modeluar fillimisht në strategjinë anti koronavirus nga Mbretëria e Bashkuar, imuniteti I tufës I mbrojtur me zell nga Kryeministri Britanik Boris Johnson ka dhënë rezultante sinjifikative në të kundërt teksa kanë rezultuar pozitiv Princi Charles, Kryeministri Johnson dhe Minsitri i shëndetësisë Hankok

Ora 12:38
Koronavirusi-Rusi, sistemi i ri i testimit për Covid-19 zbulon infeksionin para shfaqes së simptomave

Autoriteti mbikëqyrës i të drejtave të konsumatorëve në Rusi, “Rospotrebnadzor” bën me dije se ka nisur të përdorë një sistem të ri testimi që zbulon shenjat e para të virusit Covid-19.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ky sistem testimi është zhvilluar nga kërkuesit e Insitutit Qëndror të Epidemiologjisë.

“Sistemi i ri zgjeron arsenalin e mjeteve diagnostikuese për të zbuluar infektimin nga koronavirusi. Ai bën të mundur zbulimin e infeksionit që në fazat e para të tij, madje edhe përpara se simptomat të shfaqen”, raporton “Rospotrebnadzor”.

Gjithashtu, më 6 prill, Qëndra e Monitorimit për Diagnostikimin Molekular nisi një kërkim mbi koronavirusin mbi baza komerciale. Kjo do të thotë se kushdo mund të bëjë testin e koronavirusit nëse dëshiron dhe jo vetëm për qëllime mjekësore.

Deri tani në Rusi raportohen 5389 persona të infektuar me koronavirus dhe 355 prej tyre janë shëruar.

Ora 12:27
Coronavirusi-Itali, Qeveria miraton dekretin e shkollës: Në vlerësimin përfundimtar, notat e mëparshme dhe angazhimi për mësimin në distancë

Qeveria italiane i ka dhënë dritë jeshilë masave të parashikuara për përfundimin e vitit shkollor në situatën e emergjencës nga koronavirusi duke konfirmuar disa nga skenarët që kishin qarkulluar këto ditë.

Në varësi të situatës, me shumë mundësi nxënësit nuk do të kthehen në shkollë për të përfunduar këtë vit shkollorë.

Hipotezat për diplomën e shkollës së mesme dhe provimet e shkollës së mesme

Sipas skenarit të parashikuar nga Ministria e Arsimit në Itali, nëse do ketë kthim në shkollë deri më 18 maj, do të ketë një test kombëtar të gjuhës italiane dhe test oral për ata që do diplomohen. Nëse jo, mundet që studentët të paraqesin një punim të bërë me mësuesit e tyre i cili do të shqyrtohet gjatë provimit përfundimtar. Gjithsesi në të gjitha rastet provim do të ketë.

Dekreti përcakton që komisionet e provimeve do të përbëhen nga profesorë të brendshëm dhe një përfaqësues i jashtëm por do tju takojë mësuesve të lëndës të zgjedhin temat e testeve orale kurse provimet e matures do të jenë më të lehta.

Ora 11:53
Covid-19, rritet në 87 numri i viktimave në rradhët e bluzave të bardha në Itali

Është rritur në 87 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusit në Itali në rradhët e bluzave të bardha.

Sipas Federatës së Urdhrave Mjekësorë (Fnomceo), e cila çdo ditë në portalin e saj rendit edhe vdekjet e mjekëve dhe infermirëve, janë regjistruar edhe 7 viktima të tjera për një total të infektuarish nga Covid-19 prej 12.2252 punëtorë shëndetësorë

Pozitiv edhe Nicola Magrini, drejtori i AIFA ( Agjencia Italiane e Ilaçeve)

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Italiane të Ilaçeve, Nicola Magrini, iu nënshtrua testit të tamponit dhe rezultoi pozitiv me Covid-19. Prej ditës së djeshme ai ndodhet në izolim në shtëpi por po e vazhdon punën në distancë.

Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të janë vendosur gjithashtu në izolim në shtëpi derisa të verifikohet testi i tyre në lidhje me virusin Covid-19.

Ora 10:08
Covid-19, dy viktima të tjera në Kosovë. Rëndohet situata në Serbi, 51 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur me Covid-19.

Sipas komunikatës, personat në fjalë kanë qenë me sëmundje shoqëruese. Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina rreth moshës 59 vjeç dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit rreth 70 vjeç.

Në Kosovë numri i të infektuarve nga koronavirusi është 148 kurse numri I viktimave është 3.

Malin e Zi autoritetet kanë raportuar për 223 raste të prekur nga koronavirusi teksa në vend ka deri tani 2 viktima.

Serbi situata duket e rënduar prej emergjencës shëndetësore teksa janë rritur në më shumë se 1900 rastet positive me Covid-19 kurse numri i viktimave është 51.

Greqi autoritetet kanë njoftuar se totali I të infektuarve nga koronavirusi është rritur në mbi 1730 kurse numri i viktimave është 73

Maqedoninë e Veriut rastet positive me Covid-19 është 555 për një total viktimash prej 18 personash.

Ora 09:47
Koronavirus-Filipine, lëvizte pa maskë në rrugë, sulmon policinë dhe vritet

Një 63-vjeçar u vra në ishullin Mindanao në Filipine, pasi sulmoi një agjent policie. Agjenti fillimisht i tërhoqi të moshurit vërejtje pasi ai po lëvizte në rrugë pa maskë mbrojtëse.

Paskësaj 63 vjeçari sulmoi oficerin e policisë i cili nxorri armën dhe qëlloi në drejtim të agresorit duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi vetëm dy ditë as urdhërit të Presidentit Rodrigo Duterte, i cili kishte urdhëruar policinë dhe personelin ushtarak të qëllonin këdo që shkaktonte telashe duke shkelur karantinën.

Kjo është vdekja e parë në vend që vjen në abatim të urdhërit presidencial

Në Filipine, numri total i të prekurve nga koronavirusi është 3414 kurse viktimat numërohen në mbi 150

Ora 09:27
Covid-19-Ekspertja e Shtëpisë së Bardhë: Kurba e infeksionit në Itali jep shpresë në SHBA

“Shembulli i Italisë, ku kurba e infeksionit duket se ka nisur rënien, na jep shpresë edhe ne këtu në Shtetet e Bashkuara”, - kështu u shpreh gjatë konferencës së përditshme për shtyp imunologia amerikane Deborah Birx, super ekspertja e grupit të punës antikoronavirus pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në SHBA megjithatë nuk ka një kontroll të ashpër me masa kufizuese dhe bllokuese si ato të ndërmarra nga qeveria italiane dhe ajo spanjolle.

50 shtetet federale kanë politika të ndryshme për të frenuar epideminë, gjë që është kritikuar nga studiuesit dhe shkencëtarët, ndërkohë që presidenti Trump, përkundër skepticizmit të autoriteteve shëndetësore, vazhdon të insistojë në përdorimin e disa ilaçeve antimalarie për të trajtuar koronavirusin, edhe pse nuk ka akoma prova bindëse për efikasitetin e tyre.

"Nuk kemi asgjë për të humbur. Njerëzit po vdesin, nuk kemi kohë për të eksperimentuar", thotë presidenti amerikan.

Në SHBA numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 9600 ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 1200 viktima kurse ai i infeksioneve është 337 mijë, gati trefish i Italisë dhe Spanjës dhe katërfishi i Kinës.

Ora 09:12
Coivid-19-Në Itali të dhënat vazhdojnë të jenë ngushëlluese. Toscana si Lombardia, nga sot me maska në rrugë

 

Në Itali të dhënat vazhdojnë të jenë ngushëlluese. Ende nuk bëhet fjalë për kthesë të fortë por për numra në rend zbritës, pas 5 ditësh me të dhëna në rrafshnaltë.

Numri i të shtruarve në spital në rajonin e Lombardisë i atyre të testuar pozitiv me koronavirus "pothuajse ka ndaluar", është rritur numri i të shëruarve dhe po zbret ngadalë numri i vdekjeve edhe nëse "e vërteta dramatike është se numri i vërtetë i atyre që largohen nga kjo jetë është sigurisht më i madh, pasi statistikat i referohen vetem atyre njerëzve të ndjerë që e kishin bërë testin e tamponit.

Edhe personat e rinj të testuar pozitiv tani janë pa ose me fare pak simptoma dhe ndodhen në kushtet e shtëpisë por sipas epidemiologëve lehtësojnë ende përhapjen e infeksionit së pari brenda familjes dhe më pas jashtë saj.

E gjithë kjo ndërsa edhe rajoni i Toscanës po ndjek shembullin e Lombardisë ku autoritetet kanë shpallur duke filluar nga sot detyrimin për mbajtjen e maskave apo shalleve për të gjithë ata që dalin nga shtëpia.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë zbritja ka filluar dhe qeveria bashkë me ekipin e shkencëtarëve do të duhet të fillojnë të mendojnë për fazën 2 nëse në ditët në vijim tendenca vazhdon të konfirmohet.

Por për kryeministrin Conte është ende herët të thuhet se kur bllokimi do të përfundojë dhe bashkë me komitetin shkencor po ndiqet me vëmendje.

Në një intervistë për NBC News në Amerikë kryeministri Conte tha se "pas Kinës, Italia ishte vendi i parë që u përball me emergjencën shëndetësore. Përgjigja e qeverisë mund të mos ketë qenë perfekte, por bazuar te njohuritë që kishim për këtë koronavirus kemi bërë më të mirën. Vlefshmëria e masave tona është njohur nga OBSH dhe rezultatet tregojnë se jemi në rrugën e duhur”.

Aktualisht në Itali janë shënuar gjithsej 15 887 viktima, 128 948 të infektuar dhe 21 815 të shëruar

Ora 08:55
Covid-19, bie numri i viktimave në Spanjë dhe Francë. Virologia: Mundësi zero që koronavirus të zhduket me ardhjen e stinës së verës

Sipas të dhënave nga  Universiteti Johns Hopkins, në Spanjë numri i viktimave vazhdon të bjerë teksa vdekjet numërohen në mbi 12 640 kurse të infektuarit janë në total mbi 131 600.

Francë si dhe në Spanjë numri i viktimave ka vazhduar rënien ndërsa në 24 orët e fundit pati vetëm 357 raste vdekje për një total prej mbi 8090 viktima nga të cilët rreth 2000 prej tyre janë regjistruar në shtëpitë e të moshurave kurse totali i infeksioneve në vend është rritur në mbi 93 700.

Rastet e infeksionit nga koronavirusi në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën 1.275 000 ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar pragun e 69 mijë.

Sipas virologes Ilaria Capua e cila drejton një qendër shëndetësore të elselencës në Universitetin e Florida, ekzistojnë "mundësi zero" që koronavirus të zhduket me ardhjen e stinës së verës.

Capua, në referim të virusit Sars, tha se ai "u zhduk në verë, por jo për shkak të nxehtësisë. Sars u ndalua nga masat e kontrollit dhe jo nga nxehtësia".

Ndër problemet që çuan në përhapjen e koronavirusit falë globalizimit ai u përhap me shpejtësi nga një anë e botës në tjetrën. Pandemisë spanjolle në vitin 1018 iu desh dy vjet për të udhëtuar nëpër botë sepse udhëtoi vetëm me këmbë dhe anije.

Koronavirus, thotë Capua, "nuk është një virus super rezistent, në të vërtetë është i brishtë, por ai transmetohet lehtë".

Ajo tha gjithashtu se  "Ky është një fenomen epokal. Bota është përballë një emergjence shëndetësore që nuk është një tunel i pafund. Ne do të dalim prej saj edhe pse të gjithë do të jemi të ndryshëm.

Ora 08:42
Covid-19, më shumë se 100 mijë raste pozitive në Gjermani. Johnson lideri i parë që shtrohet në spital

Në Gjermani në total ka më shumë se 100 mijë raste me koronavirus ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan rreth 2000  të identifikuar pozitiv. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë regjistruar të paktën 1580 viktima si pasojë e sëmundjes. Numri i infeksioneve është veçanërisht i lartë në Bavari dhe North Rhine Westphalia, për mbi 23 mijë dhe 19.400 raste përkatësisht, me 370 dhe 250 vdekje në secilin nga landet.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Bashkuar  është rritur me 621 persona në 24 orët e fundit kurse totali i viktimave është mbi 4940 në total. Sipas autoriteteve në vend ka patur një rritje të fortë të numrit infeksioneve të reja teksa brenda një dite pati 5900 raste pozitiv me Covid-19 të cilët e rritën totalin e të prekurve në mbi 48 400.

Ndërkohë kryeministri Britanik, Boris Johnson i cili rreth 10 ditë më parë u identifikua pozitiv me Covid -19 është shtruar në spital. Autoritet e kanë argumentuar shtrimin e tij si një kujdes i shtuar shëndetësor, teksa thonë se ai ende ka temperaturë të lartë dhe kollë të cilat po përkëqësohen ditë pas dite.

55 vjeçari Boris Johnson, i cili deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi, dje duhej të hiqte dorë edhe prej karantinës në shtëpi. Ai është lideri i parë botëror që shtrohet në spital si pacient nga koronavirusi.

E fejuara e tij dhe gruaja e ardhshme, Carrie Symonds 32 vjeçe shtatzënë në muajin e gjashtë, edhe ajo prej ditësh në karantinë prej koronavirusit, tani ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kryeministri britanik ishte partizan i teorisë së asaj që njihet si 'Imuniteti i tufës' dhe që në fillimet e epidemisë nisi ta zbatonte në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas teorisë së kryeministrit, britanikët nuk duhet ti nënshtroheshin asnjë mase kufizuese në mënyrë që rreth 60% e popullsisë të infektohej dhe të fitonte imunitet nga koronavirusi pavarësisht se do të kishte edhe shumë vdekje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aik: 06/04/2020 14:19

    sepse kryeministri jone e kapi ne kohe situaten kurse johnson nje idiot i lindur tha qe esht thjesht nje grip duke e ditur shum mire se cfar e priste popullin anglez, prandaj ja dha zoti ne koke edhe atij edhe trump, dy psikopate.

    Përgjigju
    • Xhuxhumaku: 06/04/2020 18:13

      Kujdes Boris se je dhe nipi i Ali Kemal, smund te supertohet qe nje njeri me gjak turku te drejtoje Angline

  • Flori: 06/04/2020 11:02

    AMAN O ZOT PSE NUK JA LESHON KORONEN POLITIKANEVE TANE ,,PO JA CON KOT JONSONIT......

    Përgjigju
    • Lui: 06/04/2020 13:00

      Se e meritojne politikanet tan virusin kjo nuk do te thote qe nuk e meritojne politikanet e huaj. Nese te kujtohet Johnson tha para nja 3javesh qe nuk do mbyllim asgje dhe se te behemi gati te humbasim ndonje te afert. Tani po e shohim cfare Po ndodh dhe per me teper e zuri edh vete ate sharlatan. Dhe shoku i tij matane oqeanit beri te njejtat pordhe dhe Po e shohim cfare Po ndodh ne USA. Gjynah popujt thuaj..

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik