COVID-19/ 20 viktima, 847 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot janë kryer 1014 vaksinime

COVID-19/ 20 viktima, 847 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot janë kryer 1014 vaksinime

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 20 humbje jete dhe 847 raste të reja me COVID-19. Nga 3268 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë, ku Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve aktive me 320 të prekur me COVID në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Mars 2021)

Raste të reja ditore       847

Të shëruar në 24 orë     777

Të shtruar në spitale      609

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               3268

Testime totale          479,285

Raste pozitive          110,521

Raste të shëruara       72,853

Raste Aktive              35,792

Humbje jete               1,876

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23331

Fier         2626

Vlorë       1827

Durrës     1632

Shkodër   1345

Gjirokastër 1118

Korçë       883

Elbasan    837

Lezhë       798

Berat        713

Dibër       345

Kukës     337

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë