656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti

656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10 humbje jete dhe 656 raste të reja me COVID-19  në vendin tonë. Nga 2 174 testime të kryera janë konfirmuar 656 raste pozitive konktretisht 131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastër, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre, ndërkohë Ministria e e Shëndetësisë ka nujoftuar se brenda javës hapet edhe spitali COVID 4.

Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore    656

Të shëruar ne 24 orë   321

Të shtruar në spitale    469

Humbje jete në 24 orë       10

Testime ditore         2.174

Testime totale  182.016

Raste pozitive       35.600

Raste të shëruara       17.352

Raste Aktive   17.495

Humbje jete 753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  8904

Fier    1360

Durrës    1312

Korçë 953

Vlorë  875

Shkodër  870

Elbasan  827

Lezhë 757

Berat   524

Gjirokaster  551

Kukës 392

Dibër   170

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Fieri vatër e nxehtë e koronavirusit, mbyllen për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe, shtim rastesh dhe mes pensionistëve

Fieri vijon të mbetet një ndër qytetet me numër të konsiderueshëm qytetarët të prekur nga COVID-19.

Një ditë më parë janë regjistruar 48 raste të reja me COVID, ku aktualisht në Qarkun fier janë 1373 raste aktive me koronavirus.

Sipas gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano vihet re një numër i madh i të moshuarve të prekur me COVID, nga ku vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar 19 pensionistë të infektuar.

Gjithashtu raportohet për 3 infermierë të prekur me COVID, 2 mjekë, 1 prokuror, 1 gjykatës, ekonomistë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.

Shtim të rasteve ka edhe mes bluzave të bardha, ku kryesisht të prekur janë mjekët dhe infermierët në Qendrat Shëndetësore.

Për shkak të përhapjes masive të virusit ditën e sotme janë mbyllur 8 kopshte dhe 4 çerdhe të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri ditën e hënë, bën me dije Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Bashkinë e Fierit.

Ora 12:15
Ambasadori i Kosovës në Tiranë Nait Hasani me COVID, ka një apel për të gjithë

COVID hyn në ambasadën e Kosovës në Tiranë. Ambasadori Nait Hasani është infektuar me koronavirus.

Vetë Hasani e ka bërë publik lajmin në një postim në Facebook.

 “Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.  Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, njofton ambasadori Nait Hasani.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri u regjistruan 644 raste të reja dhe 8 persona humbën jetën për 24 orë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)