Sot 705 raste të reja, 17 viktima nga COVID! Humb jetën Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Shtrohet në spital Etrit Berisha, infektohet prefektja e Beratit

Sot 705 raste të reja, 17 viktima nga COVID! Humb jetën Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Shtrohet në spital Etrit Berisha, infektohet prefektja e Beratit

Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd Arianit Alliu dhe portieri i kombëtares Etrit Berisha

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 705 raste pozitive me COVID-19 dhe janë shënuar 17 viktima. Nga 2 186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi, u konfirmuan pozitivë 705 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Gjatë ditës së sotme humbi jetën drejtori i Pallatit të Kulturës së Librazhdit, Arianit Alli, ndërsa u shtrua në spital portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore   705

Të shëruar ne 24 orë    528

Të shtruar në spitale  484

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore    2.186

Testime totale 194.806

Raste pozitive   39.719

Raste të shëruara 19.912

Raste Aktive  18.968

Humbje jete   839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10051

Durrës  1343

Elbasan  822

Fier  1457

Korçë  1011

Vlorë  926

Shkodër  843

Lezhë  719

Berat  621

Kukës  400

Dibër  216

Gjirokastër  559

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Infektohet me COVID prefektja e Beratit, Valbona Zylyftari! Infektohen edhe mësues, nxënës e polic

1606938639_valbonazylyftari.jpg

Valbona Zylyftari

COVID ka hyrë në disa institucione të Beratiti duke prekur disa nga punonjësit. E infektuar është edhe prefektja Valbona Zylyftari si dhe 1 sanitare në Maternitetin e Beratit. Prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari është infektuar me koronavirus. Mësohet se prefektja Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat. Zylyftari kishte bërë tamponin në privat dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot “pozitive”, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

1 punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat, -1 mësuese në shkollën "Ajet Xhindole",-1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara", 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira" dhe -1 polic bashkiak janë gjithashtu të infektuar me COVID.

Në berat gjatë ditës së sotme u shënuar 20 raste aktive me covid.

Ora 15:40
Ndarja nga jeta e drejtorit të Qendrës Kulturore Librazhd, Balla: Mik i vyer që nuk mund të fitonte dot betejën me COVID-19

Deputeti socialist, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të drejtorit të Pallatit të Kulturës së Librazhdit, Arianit Alliu. Balla shprehet se ai vetë, por ehde Librazhid e familjarët kanë humbur një artist dhe një mik që sillte vetëm gëzim tek ata që e njihnin. Deputeti zbulon se Alliu  ka qenë i shtruar në Spitalin Infektiv, pasi pavërësisht përpjekjve të doktoreshë Najada Çomos, ai nuk mundi të mbijetonte.

"Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.

Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi bashkëshortin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë! Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe", shkruan Balla.

Arianit Alliu
Ora 14:54
I infektuar me COVID/ Ndërron jetë Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Balla: Mik i vyer, humbëm një artist

Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare si pasojë e COVID-19, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu.

Deri më tani nuk dihet nëse Alliu vuante edhe nga ndonjë sëmundje tjetër. Deputeti socialist, Taulant Balla tha se Alliu ka qenë i shtruar në Spitalin Infektiv, por nuk mundi të mbijeotnte pavarësisht kujdesit të mjekve. Balla është shprehur se Librazhdi humbi një artist, ndërsa ai një mik të vyer.

Ndërkaq sipas shifrave të raportuara vazhdimisht nga ministria e Shëndetësisë, vihet re se kemi një rritje të rasteve ditore të infektimeve me COVID dhe të shtrimeve në spitale

Dje, në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit.

Ora 14:26
Etrit Berisha shtrohet në spital, i infektuar me COVID-19 që prej 27 nëntorit

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit është shtruar në spital si pasojë e COVID-19.  Lajmin e japin para pak minutave mediat italiane.

Sipas tyre portieri i SPAL, Etrit Berisha, në orët e fundit "u pranua në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer teste klinike".  Lajmi u dha edhe nga i tij, përmes një shënimi në faqen e internetit.

'Gardiani' kuqezi ka rezultuar pozitiv me koronavirusin që nga 27 nëntori dhe u karantinua në shtëpi por mesa duket gjendja e tij është rënduar. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion

PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion