801 raste pozitive, 18 viktima nga COVID! Humbin jetën ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula

801 raste pozitive, 18 viktima nga COVID! Humbin jetën ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula

Dita e sotme në vendin tonë ka shënuar shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga COVID-19. në 024 orët e fundit janë kryer 2 264 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë dhe 18 humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

Sot humbën jetën edhe dy ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula. Gjithashtu është mbyllur përkohësisht edhe Gjykata e Përmetit pas infektimit të 3 punonjësve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         801

Të shëruar ne 24 orë                      490

Të shtruar në spitale                       483

Humbje jete në 24 orë                  18

Testime ditore                                2.264

Testime totale                           199.326

Raste pozitive                         41.302

Raste të shëruara                   20.974

Raste Aktive                           19.458

Humbje jete                           870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10503

Durrës  1315

Elbasan  799

Fier  1443

Korçë  987

Vlorë  963

Shkodër  868

Lezhë  739

Berat  651

Kukës  404

Dibër  247

Gjirokastër  539

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Ngarja nga jeta ish-kryebashkiakut prej COVID, Kushi: Model frymëzimi i intelektualit

1607116670_1289901611669245584563207837449851877922156n.jpg

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli.

Kushi thotë se do ta kujtojë atë gjithmonë për kontributin e gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, e sidomos përpjekjen e tij të palodhur për përmirësimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.

“Më trishtoi sot lajmi për ndarjen nga jeta të Engjëll Daklit, të cilin do ta kujtoj gjithmonë për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, e sidomos përpjekjen e tij të palodhur për përmirësimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.

Ishte kënaqësi ta njihja nga afër si model frymëzimi i intelektualit dhe qytetarit të denjë e fisnik. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje!”, shkruan Evis Kushi.

Ora 20:53
Vatra të reja me COVID në Berat, nga policët te mësuesit (Rastet)

1607111793_120559745101597590501341791125668130995361034o980x582.jpg

Vatra të reja infektimi me COVID janë shënuar sot në Berat.

Bëhet fjalë për në burgun e Beratit dhe DPV Berat.Të prekur me COVID kanë rezultuar 3 gardianë dhe 2 policë.

Ndërkaq rastet me COVID në Berat për sot janë: 2 specialist në bashkinë Berat; 1 inspektor në bashkinë Berat; 1 edukatore në koshtin e fshatit Syzezë; 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira"; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni"; 1 mësues në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole"; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan; 3 IEPV Berat; 2 policë në DPV Berat; 1 ekonominst në filialin e bankës San Paolo në Berat; 1 operator në Call Center.

Ora 19:35
Kryebashkiaku i Lezhës humb familjarin nga COVID: Burrë i rrallë që mishëronte me të mirën e shtëpisë së madhe

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur nga COVID një person të rrethit familjar.

Betejën e ka humbur Mark Gjoka. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndreu me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se Gjoka është kushëriri i tij.

“Të qofte dheu i lehte Mark Gjoka! Kushëriri im që më ka impresionuar gjithë jetën me burrninë, besnikërinë, përkushtinin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ti ! Burrë i rrallë që mishëronte me të mirën e shtëpisë së madhe të “Jakajve”!

Modeli i burrit qe eshte veshtirë ti ngjash ! Jam i pikëlluar pafund per ikjen tënde, pas luftës se gjatë me mortajën COVID! Do na mungosh, por prehu i qetë se na ke lënë vlera burri që s'na le të harrojmë”, shkruan Ndreu.

Ora 15:54
Infektohen 3 punonjëse, mbyllet përkohësisht Gjykata e Përmet

COVID-19 prek Gjykatën e Faktit të Përmetit, duke pezulluar seancat e planifikuara deri në fund të javës tjetër. Në gjykatë janë prekur 3 persona, duke bërë që gjykata të trajtojnë në këtë periudhë vetëm rastet urgjente dhe se gjykata do i hap dyert më 13 dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga kancelarja e kësaj gjykate Orjana Dervishi, e cila konfirmon pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut.

Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të rihapen më 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal të funksionimit të këtij institucioni.

Ora 13:59
Ditë e rëndë nga COVID në Shqipëri/ Një tjetër humbje, ndahet nga jeta piktori Besim Tula

Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID në Shqipëri. Mësohet se ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës piktori i njohur Besim Tula.

Mësohet se piktori Tula ka qenë i shtruar prej ditësh në spital.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 05/12/2020 00:44

    Na vjen shume keq per marko bellon ,,njeri shume pozitiv dhe miredashes,,ngushellime familjes ,,ishte shume heret per te humbur keta njerez te mire .ne moshe kaq te re...te merret seriozisht ky virus i poshter qe nuk po na kursen kerkend,,,mbaj maske,laj duart,,mbaj 2 m distance...

    Përgjigju
  • Tirona: 04/12/2020 17:07

    Dy ne Turqi dhe nje ne Shqiperi. Per respekt te te gjithe familjareve qe kane humbur te afermit e tyre nga Kovid-19 duke qene per kurim ne spitalet tone, shteti duhet ti tregoje atyre se kush ka financuar per ata individa qe jane mjekuar jashte Shqiperise dhe gazetaret investigativ duhet te futen ne investigim per te pare se mos eshte abuzuar me fondet e dikastereve per mjekimin e ketyre individeve ne Sptalet e Italise apo Turqise

    Përgjigju
    • Gim: 04/12/2020 19:05

      I kemi te gjithe 25,000 euro ne shpi more pizeveng. Po petrit vasili me 2500 euro nata te spitali amerikan ate thuaj. Po ti pizeveng je ske cthua

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës