COVID-19/ Albana Vokshi: U rimbursuan vetëm 4% e të sëmurëve! Buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për shqiptarët, por për të pasuruar klientët e Ramës

Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se ka keqpërdorur fondet për pandeminë e COVID. Me një postim në Facebook, teksa citon të dhënat e studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë, Vokshi thotë se vetëm 4% e të sëmurëve janë rimbursuar.

Sipas Vokshi, buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të "pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës".

"Shqiptarët janë më të braktisurit dhe më të keqtrajtuarit në Europë gjatë pandemisë. Në prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë.164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve. 1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht çdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi  vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale; Gjetjet e studimit të kryer nga “Together for Life” nxjerrin në pah shqetësimin e drejtë të ngritur nga PD se buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës", shkruan Vokshi.

Sipas Vokshit gjatë pandemisë u dhanë tendera 'sekretë' që blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, ndërsa thekson se do të kërkojë transparencë të plotë për fondet e pandemisë në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

"Tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua, mjekët dhe stafi në qendrat shëndetësore patën trajtim qesharak,  duke marrë vetëm 2 kuti me maska mbrojtëse në 18 muaj e për mjete të tjera mbrojtëse. Kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë? Kush mban përgjegjësi për nivelin më të lartë të vdekshmërisë në rajon? Kjo është një çështje që nuk do ta kalojmë në heshtje! Qytetarët meritojnë respekt dhe llogaridhënie! Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë do të kërkojmë transparencë të plotë për fondet e pandemisë", thekson Vokshi.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento

Komente

  • KASAP VËRR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/09/2021 06:24

    Kjo Thith lopa Albana Vokshi grua me fytyr burri të shëmtuar është kryehajdutja e partis anti Shqiptare pd wc. Kjo vetëm lef nat e dit se ska më ça me vjedh e vetëm ham ham ham bo. Po kjo nuk zen memd nuk e shikon që populli çdo dit po i abandanon. Pse kjo thith lop nuk prononcohet për Salhe non gratën apo aty nuk kupton është hajvon e gjërat kryesore të partis wc i haron.

    Përgjigju
  • Lilo: 26/09/2021 21:23

    Ti moj pamela mos na caj suferdanen.kush eshte isemure me covid shkon tek mjeku i familjes dhe ne baze te protokollit mer mjekimin me rimbursim.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Grushti i shtetit me viktima civilë në Sudan zemëron SHBA-në! Ndalon dërgimin e 700 mln dollarëve të ndihmës urgjente