Meta apel politikës: Duhet strategji e re anti-COVID, shmangni çdo tension artificial! Kundër rishikimit të kufirit Kosovë-Serbi

TIRANE-Kreu i shtetit shqiptar kërkoi nga politika që të mos krijoi tensione artificiale për dy çështje të rëndësishme, situatën me koronavirusin dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave. E para merr jetë njerëzish, tha Meta, ndërsa e dyta i kushton Shqipërisë ëndrrën evropiane. Për koronavirusin Meta tha se nëse është e nevojshme, është gati  të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se opinionin me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese.

Për vetëflijimin e nënës dhe vajzë së saj disa ditë më parë në Kombinat, Kreu i Shtetit u shpreh se duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.

Kreu i shtetit shqiptar ripërsëriti edhe njëherë sot qëndrimin se është kundër planit për rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. I pyetur mbi deklaratën e ish-këshilltarit të Trump, Bolton se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë Prishtina dhe Beogradi, Meta tha se e ardhmja e dy vendeve bashkë me respektimin e të drejtave të minoriteteve është në BE dhe se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike

I pyetur për denoncimin e Lulzim Bashës se në sekret të plotë qeveria po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë, Ilir Meta u shpreh se ka nisur verifikimet..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
COVID dhe negociatat, apeli i Metës për politikën: Shmangni çdo tension artificial, përgjegjësi serioze (VIDEO)

Për presidentin Ilir Meta dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial, situata me COVID dhe përmbushje e kushteve për hapjen e negociatave.

"Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave edhe më të plotë, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane.

Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.  Pa dyshim miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë".

Ora 13:34
Meta kundër rishikimit të kufirit Kosovë-Serbi: Nuk i shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar (VIDEO)

Kreu i shtetit shqiptar ripërsëriti edhe njëherë sot qëndrimin se është kundër planit për rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. I pyetur mbi deklaratën e ish-këshilltarit të Trump, Bolton se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë Prishtina dhe Beogradi, Meta tha se e ardhmja e dy vendeve bashkë me respektimin e të drejtave të minoriteteve është në BE dhe se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike. "Vlerësoj se pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në BE. Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim cdo ide për ndryshim kufijsh nuk u shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh në radhë të parë. Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si cdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe europiane. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra Ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen" tha ai.

I pyetur nëse ka një koment duke qenë se një individ që ka investuar në këtë cështje është ish-këshilltari i Edi Ramës, Toni Blair, a mendon ai se ka qenë i implikuar edhe Edi Rama? "Pavarësisht nga një informacion i tillë, falenderoj Britania e Madhe që ka një qëndrim të qartë për të ardhmen e këtij rajoni, që ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë që të rikthehet edhe Britania në të ardhmen.

Ora 13:33
Nënë e bijë u vetëflijuan, Meta: Çështja të hetohet, të ngarkohen me përgjegjësi ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm (VIDEO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vetëflijimin e nënës dhe vajzës së saj në zonën e Kombinatit në emër të ringjalljes. Sipas Presidentit Meta, duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.

"Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre", tha kreu i shtetit.  

Ora 13:24
A do ta mbledhë Presidenti Këshillin e Sigurisë për COVID? Ja si përgjigjet Ilir Meta (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen e koronavirusi, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Kreu i shtetit tha se duhet më shumë transparencë dhe masa konkrete për mbrojtjen e bluzave të bardha.

"Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe në të ardhmen nëse do të duhet patjetër që do zhvillohet. kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë, besoj ta realizojmë sa më shpejt për të gjykuar se kush mund të jetë mbështet që mund të jap presidenti. Mendoj se çdo qytetar duhet të sillet në një mënyrë të përgjegjshme për jetën dhe shëndetin e tij dhe të familjarëve. Duket që ka një shkujdesje e cila natyrisht që ka sjellë një përkeqësim të treguesve, kjo nuk na mundëson të hapemi me vendet fqinje dhe vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme, patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë diçka të tillë. Por duhet më shumë transparencë dhe masa konkrete për mbrojtjen e infermierëve dhe mjekëve", tha Meta.

Ora 13:21
Meta: 'Venecian' ua çova të gjitha institucioneve, KED të shqyrtojë kandidaturat për Kushtetuesen (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se opinionin me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese.

"Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Rekomandimet e tij duhet të adresohen. Jo vetëm deklaroj mbështetjen e KED, duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese" tha ai.

Ora 13:21
Denoncimi i Bashës për bazën ushtarake në Sarandë, Meta: Po bëj verifikimet (VIDEO)

Ilir Meta u shpreh se ka nisur verifikimet pas denoncimit të Lulzim Bashës se në sekret të plotë qeveria po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë. "Hetimet i zhvillon prokuroria, por si president, sapo jam njohur me një pretendim të tillë, kërkova nga ekipi im i sigurisë kombëtare që të bëjnë verifikimet që pastaj të kemi një qëndrim edhe publik edhe sa më të saktë" tha ai.

Ora 13:20
COVID-19, Meta: Qeveria dhe opozita të reflektojnë, duhet strategji e re (VIDEO)

Presidenti Meta kërkoi reflektim nga institucionet, mazhoranca dhe qeveria për situatën e covid.  "Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie. Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë", tha Meta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covid: 07/07/2020 10:51

    Ndryshoni stradegji thote ky hajduti, mblidhni fshataret rreth plazheve dhe luani futboll,mire thone o fshtatar o zemer gure,qyterar s'behesh kurre,sikur te nderrosh 7 lekure,o cepanak shejtan budaĺla, te beri "te mencur" floriri krrabes qe vodhe.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/07/2020 15:44

    Ik mor kriminel@hajdut,mos ta shohim bojen dhe degjojme zerin. Do na besh te mencurin e te interesuarin ti flliqsine megjith ata qe te ben president te Shqiperise. Kaq shpejt harrove o likebaxhella pisllekun para turmave mjerane ne fillim te Marsi 2020 dhe tundjen e flamurit amerikan si i lojtur mendsh, kur atehere kur sduhet te beheshin dy veta bashke. Ik o kerm politike se bashke me ata qe te zgjodhen ne ate post. Rrace e poshter! U shofshi sa me pare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë