COVID-19/ BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma

COVID-19/ BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma

Që Shqipëria të përballojë me sukses situatën e krijuar nga koronavirusi një tjetër mbështetje ka ardhur nga Bashkimi Evropian. BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë jo vetëm në këtë situatë por edhe në aspiratën për të qenë pjesë e familjes europiane.

“Është hera e tretë që ne bëhemi së bashku për të sjellë një pjesë tjetër të asaj ndihme që Bashkimi Europian ka akorduar dhe po e bën realitet për Shqipërinë. Bëhet fjalë për 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma.  Më duhet t’ju them që këto janë disa nga pajisjet më të mira që ekzistojnë në treg dhe që janë blerë për t’u sjellë në Shqipëri, kjo për të ndihmuar Shqipërinë, sistemin shëndetësor por në veçanti ata që janë në vijën e parë, mjekët, infermierët sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë, kjo luftë nuk ka marrë fund ende”, tha Soreca.

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali