COVID-19/ Brataj në Report Tv: Askush nuk e mendonte që Shqipëria do niste vaksinimin dje! Ja kur hiqen përfundimisht masat kufizuese

Masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për COVID-19. Kjo ka qenë deklarata e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Report Tv.

"Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë", tha Brataj.

Duke folur për vaksinimin, Brataj u shpreh se kjo ishte një arritje e madhe për vendin që askush se priste të niste kaq shpejt.

"Kush e priste që vaksinimi do të niste dje. Unë mendoj se numri për Shqipërinë do të plotësohet. Edhe COVAX po ecën përpara. Ne garantuam 500 mijë doza jashtë kësaj marrëveshjeje. Janë të tjera marrëveshje të Qeverisë me shtete të tjera. Plus që kemi edhe prodhues të tjerë vaksinash që janë në fazat e fundit. Vaksina është e këshillueshme edhe për ata që e kanë kaluar, do ta bëjë pa asnjë hezitim. Por ka një listë prioritare. Kur të na vijë radha edhe ne do ta bëjmë. Nuk është hera e parë që shpëton njerëzimi nga vaksina. Kjo vaksinë erdhi si rezultat i disa arsyeve që çoi në prodhimin e parë. Së pari një pandemi të tillë nuk e ka parë bota prej kohësh. Plani i vaksinimit është i qartë. Së pari personeli shëndetësor për tre arsye: pasi është më i rrezikuar, është burim infektimi dhe krijon probleme me menaxhimin e spitaleve. Pastaj me fashat e riskuara", vijoi ai.

I pyetur për efektet anësore të vaksinës, shefi i Urgjencës Kombëtare tha se efektet janë normale, si të gjitha vaksinat e tjera.

"Vaksina e jep efektin pas javës së parë të dozës së dytë. Efektet anësore janë të përbashkëta për të gjitha vaksinat. Ka pasur dhimbje koke, lodhje, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinimit por këto janë të gjitha efekte që jepen nga të gjitha vaksinat. E rëndësishme është që janë edhe të përkohshme. Vaksina ndaj bëhet për të zgjuar imunitetin", tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulsi: 12/01/2021 19:26

    Do te ishte me mire qe edhe vete vaksinimi si proces te ishte i fshehte, sekret. Kur te mbaronte atehere le te dilnit te gjithe me Ramen ne krye dhe binit gjoksit. Ta merrte vesh tere bota sa te papare jeni. Ca idiotash per zotin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë