COVID-19, Ministria e Jashtme lajmëron udhëtarët shqiptarë: Mali i Zi shtrëngon masat në kufi nga 14 shtatori

COVID-19, Ministria e Jashtme lajmëron udhëtarët shqiptarë: Mali i Zi shtrëngon masat në kufi nga 14 shtatori

Foto nga kufiri i Malit të Zi

Si pasojë e zhvillimeve të fundit të pandemisë dhe në një kohë kur varianti delta po përhapet me shpejtësi, duke filluar nga 14 shtatori Mali i Zi shtrëngon masat në kufi.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në mënyrë që të gjithë shqiptarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Malit të Zi të pajisen me:

  1. Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë
  2. Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
  3. Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Ndërkohë, qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen.

Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Mali i Zi është një ndër vendet më të prekura të rajonit sa i përket pandemisë.

Numri i infektimeve dhe viktimave rritet çdo ditë, ndërkohë që sa i përket ritmit të vaksinimit pavarësisht përpjekjeve ai nuk është i dëshiruari.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)