COVID-19 dhe varianti Omicron, Ministri gjerman i Shëndetësisë: Të pavaksinuarit të izolohen

COVID-19 dhe varianti Omicron, Ministri gjerman i Shëndetësisë: Të pavaksinuarit të izolohen

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn

Ministri në largim i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka theksuar nevojën për kufizime ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Ai i ka bërë këto deklarata më 2 dhjetor, para se të zhvillohen takime mes Qeverisë federale dhe drejtuesve të landeve, për të diskutuar rreth kufizimet eventuale.

“I rëndësishëm tani është një izolim për të pavaksinuarit”, ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.

Ai ka thënë se një numër i madh i personave të pavaksinuar “përbëjnë sfidë për sistemin shëndetësor”.

“Nëse shihni departamentet për kujdes intensiv, nëse analizoni dinamikën e infeksioneve, ka të bëjë me numër të madh të personave të pavaksinuar”.

Përveç kësaj, ministri gjerman ka folur edhe për qasje vetëm të personave të vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi “në pothuajse të gjitha fushat e jetës”.

Mes tjerash Spahn ka përmendur se dëshiron që të anulohen apo zvogëlohen organizimet e mëdha, si dhe që të mbyllen klubet e natës.

“Edhe nëse nuk do të kishte më infektime në Gjermani prej nesër, ne ende do të përballemi me mbi 6.000 pacientë në kujdesin intensiv në ditët në vijim”.

Në takimet që pritet të mbahen më vonë gjatë së enjtes, liderët gjermanë do të diskutojnë për një përgjigje të koordinuar ndaj pandemisë./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!