Covid-19 ‘gjunjëzon’ ekonominë, bie me 2.52%, INSTAT: Rënie më të madhe pësoi ndërtimi

Ekonomia e vendit po përjeton ditë të vështira. Me 2.52% ka rënë Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

E ndikuar ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas nga mbyllja e ekonomisë në muajin mars si pasojë e pandemisë, shumica e sektorëve ekonomik kanë regjistruar një performancë negative.

Ekonomisë së brishtë të vendit i kanë mjaftuar 20 ditë të mbyllura në mars që arka e buxhetit të tkurret në mënyrë të menjëhershme.

Sipas raportit të INSTAT, për periudhën Janar-Mars, rënia më e madhe u regjistrua tek ndërtimi, aktiviteti i të cilit u ul me 16.66%, në raport me 2019. Po ashtu rënie me 13.31 % ndjekur nga Industria nxjerrëse dhe përpunuese. Më pas renditen sektorët e aktiviteteve profesionale e Shërbime administrative si aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit.

Aktivitetet që kanë performuar pozitivisht në 3 muajit e parë të vitit kanë qenë bujqësia, e cila është rritur me 3.41% në raport me vitin e kaluar, e ndjekur nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe grupi i arte dhe argëtim.

Gjendja ekonomike pritet të tkurret edhe më tej në tremujorin e dytë pasi muajit, prill dhe maj ishin thuajse plotësisht të mbyllur dhe humbjet të jenë më të mëdha.

Ndërkohë deri në përfundim të vitit sipas parashikimeve të ndërkombëtarëve ekonomia do të tkurret deri në 9%, ndërsa në institucionet në vend presin rënie me 5%.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët