90 ditë liri me kusht për COVID-19! Nëse të burgosurit nuk kthehen në burg, 5 vite dënim...kur të rikthehen të gjithë do bëjnë testin e koronavirusit

TIRANË- 600 të dënuarit të cilët pritet të lënë burgjet pas situatës me COVID-19, nëse në përfundim të Emergjencës nuk kthehen në burg do të rrezikojnë një tjetër dënim me 5 vite shtesë.

Akti normative i miratuar nga qeveria më 23 mars 2020 në pikën 9-të tij parashikon dhe penalitetin për të gjithë ata që shkelin këtë rregull. Sipas nenit në fjalë thuhet “Detyrimi për t’u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm1.  Moskthimi  në  institucionin  e  ekzekutimit  të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit   të   përkohshëm   në   shtëpi   ose   pas shfuqizimit  të  saj,  përbën  shkak  për  fillimin  e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.

Ndërkohë Kodi Penal në këtë nen parashikon se kjo është vepër penale e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe masa e dënimit është deri në 5 vite.

Report Tv ka mësuar se këta shtetas nuk duhet të dalin nga banesa ku do të japin vetëdeklarim edhe familjarët për t'i pranuar, e në rast të thyerjes së karantinës ata do të ndëshkohen sërish përfshi edhe gjobën.

Por si do të rikthehen ata në burgje? Sipas Aktit Normativ, të gjithë të burgosurit kur të përfundojnë lejen e posaçme 90 ditore para se të futem në burgje do t'i nënshtrohen testit të COVID-19 për të mos rrezikuar ata që do të mbeten në qeli edhe për kësaj periudhe.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 26/03/2020 13:08

    Mos bejne ndonje pisllik gjate 90 diteve ku i dihet. Duhen mbajtur ne survejim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale