COVID-19/ 'Lasgushi' do të sjellë nga Turqia pajisje mjekësore, Rama: Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët

COVID-19/ 'Lasgushi' do të sjellë nga Turqia pajisje mjekësore, Rama:  Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët

Avioni i linjës ajrore Air Albania, ‘Lasgushi’ është duke transportuar mjete mbrojtëse nga Turqia për të sëmurët me COVID-19, por edhe mjekët të cilët duhet të përballen në rradhët e para me koronavirusin. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, kryeministri Rama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë pak orë më parë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë, ndërsa gjatë kësaj perjudhe ndalohen tubimet, manifestimet  dhe grevat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 25/03/2020 16:44

    Gjithmon Turku Italia Amerika na kanë ndihmuar,mvje inat i madh kur shoh ca komentojn shume negativ per Turqinë kur thojn na ka pas pushtuar per 500 vjet ose ca tjr kur thonë Turqia na mbushi me xhamia,o njerz trashë qe akoma jetoni me mentalitet ka 500 vjet e nuk po shikoni qe kane ndryshuar koherat,me xhamia u ka mbush Europa Gjermania plot dhe Shqiperia nuk prishin pune xhamiat,po Faleminderit Turqis

    Përgjigju
  • Gazmen: 25/03/2020 11:05

    Miku njihet gjithmon ne dite te veshtira.BE dha ndihme leke per virusin qe nuk i hane as qente thote shqiptari ne kesilloj rastesh,me ato leke nuk blen asgje ne Evrope materiale sanitare sepse cdo vend e ka te ndaluar exportin me ligj, sepse i mbajne te gjitha per vete ,maskat, dezinfektante aparaturat respiratore, tutat etj,pra leket nuk na ndihmojn per korona virusin,duhet ndihme konkrete me materjale sanitare dhe mjek sic po vijne ne Itali nga Kina Rusia dhe mjek Kuban

    Përgjigju
  • F-35: 25/03/2020 08:19

    Mirenjohje e falenderime per popullin e qeverine turke! Megjithese edhe ata jane ne te njejtin hall, perseri po na gjenden. Dhe nuk eshte hera e pare.

    Përgjigju
    • Ilir: 25/03/2020 09:22

      Ata qe kritikonin Ramen per lidhjet me "Sulltanin":JU kripsha trute! Ja diferenca e horizontit te Rames dhe xhuxhave kritizere. Mbyllni gojet dhe ne gjunje para GJIGANTIT te kombit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS