COVID-19 makth për futbollin/ Raste në Serie A dhe La liga

Në pritje për të vendosur një datë për rifillimin duket se koronavirusi po kthehet në makth për Serinë A dhe La Ligan. Skuadrat janë rikthyer që të stërviten dhe sipas protokollit të gjithë futbollistët dhe staf drejtues i janë nënshtruar testimeve për COVID-19. Tek Sampdoria makthi koronavirus nuk ka fund pasi dorianët janë ekipi më i prekur në Itali. Në mars po ashtu pati lojtarë pozitiv por klubi ka njoftuar mbrëmë se ka katër raste pozitive me koronavirus. Bëhet fjalë për tre raste të reja dhe një lojtar i prekur në mars ka rezultuar sërish pozitiv.Të gjithë janë asimptomatikë dhe janë vendosur në karantinë.

Edhe tek Fiorentina pas rikthimit në stërvitje ka 6 raste ku tre janë futbollist dhe tre të tjerë pjesë e stafit. Edhe në mars tek ekipi nga Firence pati po ashtu të prekur. Duke përfshirë edhe një rast tek Torino në total janë 11 raste të konfirmuara pozitive në Serinë A. Por lajmi më i fundit ka të bëjë edhe me Milanin. Mediat zbulojnë se dyshohet që në radhët e kuqezinjve të ketë raste me COVID dhe kjo është mësuar pas testeve serologjike. Tek Milani më herët koronavirusin e kaluan Paolo Maldini dhe djali i tij.Gjithsesi deri tani janë vetëm dyshime dhe asgjë e konfirmuar.

Në Spanjë po ashtu janë rikthyer në stërvitje dhe mediat zbulojnë se gjatë testeve të bëra ka pasur 5 raste pozitive me koronavirus mes La Ligas dhe kategorisë së dytë. Ndërkaq trajneri i Leganes Javier Aguirre ka zbuluar se futbolli në Spanjë do rikthehet më 20 qershor./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dy viktima në Durrës! Gjendet i pajetë një sirian...një banesë përfshihet nga flakët, vdes e moshuara