Covid-19, Maqedonia Veriore publikon bilancin e 24 orëve të fundit: Viktima dhe raste të reja me koronavirus

Covid-19, Maqedonia Veriore publikon bilancin e 24 orëve të fundit: Viktima dhe raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, Shkupi, Kumanova dhe Manastiri kanë nga një pacient të shëruar, Velesi 9 pacientë, Prilepi 4.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Tetova, një nga Shkupi. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 74-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me 21 maj. Në spitalin e qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient i moshës 57-vjeç, i cili ishte pranuar në spital më 23 maj.

Në një spital privat në Shkup është marrë mostër post-mortum te një pacient 53-vjeç, rezultati i të cilit është pozitiv.Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv, 1.486 janë shëruar dhe 122 kanë vdekur. Për momentin janë 469 raste aktive me koronavirusin e ri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin