COVID-19 mbyll 4 kopshte, në Tiranë, në Vlorë, Fier dhe Pogradec! Infektohen 7 edukatore dhe 6 sanitare (VIDEO)

Për shkak të infektimit të edukatoreve dhe punonjësve me COVID -19, 4 kopshte janë mbyllur ditën e sotme, konkretisht një në Tiranë, një në Vlorë, një në Fier dhe një në Pogradec.

Në të 4 kopshtet e mbyllura janë infektuar 7 edukatore  dhe  6 sanitare, ndërsa pjesës tjetër të stafit të këtyre kopshteve të mbyllura po u bëhet tamponi.

Shifrat me COVID-19 në vend tonë po rriten ndjeshëm, ndërsa thirrjet e autoriteteve janë të shpeshta që të respektohen masat anti-covid në mënyrë që të shmanget një mbyllje e dytë e vendit.

 


Lajmi kryesor:

Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Pogradec, 3 mësues dhe një nxënës të infektuar në dy gjimnaze

3 mësues dhe një nxënës janë infektuar me COVID-19 në dy gjimnaze të Pogradecit. Konkretisht 2 mësues janë infektuar në gjimnazin "Gjergj Pekmezi".

Gjithashtu edhe në gjimnazin "Muharrem Çollaku" janë infektuar edhe 1 mësues dhe një nxënës.

Ora 12:48
Mbyllet kopshti në Vlorë, 2 edukatore dhe 2 sanitare pozitive me COVID-19

Në Vlorë është mbyllur një kopsht, ku 4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Të infektuar me koronavirus janë 2 sanitare dhe dy edukatore.

Kopshti ka një staf prej 15 personash, të cilët po mbahen në vëzhgim epidemiologjik dhe po u bëhet tamponi.

Ora 12:47
Infektohet edukatorja dhe punonjësja, mbyllet kopshti 31 në Tiranë

Në Tiranë është mbyllur kopshti numër 31, pasi në të janë konfirmuar dy raste pozitive, një edukatore dhe një punonjëse. Për shkak të dy rasteve të konfirmuar, të gjitha stafit do i bëhet tamponi. Deri në dalje të përgjigejs së tamponit, kopshti do të qëndrojë i mbyllur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët