COVID-19 'mbyll' Voskopojën, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve, pronari: Kanë anuluar edhe rezervimet e korrikut

Report Tv ka udhëtuar në fshatin turistik të Voskopojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë fundjavave.

Por situata nga koronavirusi në vend i ka dhënë një pamje të shkretë këtij fshati. Asnjë vizitorë në këto ditë të bukura të pranverës. Pronarët e restoranteve tregojnë se janë anuluar rezervimet deri edhe në muajin Korrik.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve tregojnë se humbjet janë të konsiderueshme dhe rimëkëmbja do të jetë e vështirë. Me shpresë ata luten që pandemia të largohet sa më shpejt.

"Ka ndikuar shumë, ne jemi mbyllur sipas urdhërit të qeverisë dhe nuk di sa do të vazhdojë. Të gjitha rezervimet edhe të korrikut dhe gushtit janë anuluar. të gjitha ushqimet që kisha marrë furnizim i asgjësova. Dëm shumë i madh, vetëm uroj që të përfunoj ky virus sa më parë që të rikuperojmë dëmet", tha pronari i një biznesi.

Armiku i padukshëm ashtu si në të gjithë vendin, ka ndryshuar gjithçka edhe në Voskopojë, duke i dhënë një pamje kaq të trishtë një bukurie natyrore

Vendasit thonë se kurrë Voskopoja s'ka qenë si sot ,e zbrazët dhe e shkretë.

"Kjo situatë ka ndikuar në turizimin e Voskopojës, s'ka asnjë njeri. Ekonomia po bie plotësisht ku do t'i gjejmë të ardhurat", tha një banor.

"Voskopoja mbushej në fundjavë plot, tani nuk vjen akush, njerëzit janë të kufizuar, normal që do ndikojë në ekonomi", u shpreh një banore.

"Frekuentohet që në kohën e diktaurës, edhe tani ka patur njerëz", tha një tjetër banore.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 05/04/2020 09:18

    Mos u merzit se sa te mbaroje karantinen do vije per pushime ne Voskopoje macja me banjo personale e viles me 15 banjo ne Lalez , Sasha. Rezervoni nje vile per Sashen dhe merni masa se do dhe tre vete personel. Nje kuzhiniere te mire, nje parukiere me licence, dhe nje edukatore me master profesional. Sasha do pushoje 21 dite se pastaj do udheheqe protestat madheshtore te sharebajgave te leshitlikes dhe lristave erotiko naziskine te haremit famekeq te Jales.

    Përgjigju
  • ÇIMI: 04/04/2020 17:48

    ME KETO QE PO THUA DO LEKE NGA SHTETI ZOTROTE. HA ATO QE KE NXJER VJET TE QIFTE KINA NENEN

    Përgjigju
    • Njish: 04/04/2020 20:59

      Mire ju the,bravooooo.Keta pronaret fshatare shqiptare nuk e pranojne humbjen kurre .Kur fitojne leke edhe dashnoreve ju blejne Range Rover e sa kane nje veshtiresi te vogel duan leke nga shteti, dmth ne taksapaguesit.Yttttt fare e ndyre .

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale